LAJMI I FUNDIT:

Mehaj udhëton sërish në SHBA, merr pjesë në Samitin vjetor të Asociacionit Ndërkombëtar i Operacioneve të Stabilitetit

Mehaj udhëton sërish në SHBA, merr pjesë në Samitin vjetor të Asociacionit Ndërkombëtar i Operacioneve të Stabilitetit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë zyrtare nga Asociacioni Ndërkombëtar i Operacioneve të Stabilitetit (ISOA) me seli në Washington.

“Me këtë rast, ministri Mehaj do të marrë pjesë në Samitin e Pesëmbëdhjetë Vjetor të ISOA-s, në mesin e mbi 300 personaliteteve zyrtare nga e mbarë Bota, ministra e shefa të mbrojtjes, diplomatë, përfaqësues të agjencive shtetërore të industrisë së mbrojtjes nga SHBA dhe vende partnere të saj”, thuhet në njoftim.


Gjatë kësaj vizite ai do të ketë përsëri takime me autoritete të rëndësishme zyrtare amerikane dhe autoritete të industrisë së mbrojtjes.

Samiti i këtij viti, ndër të tjera, do të ketë sesione me temat për sigurinë kibernetike: Reforma të prokurimit të mbrojtjes; Gratë, paqja dhe siguria; Pandemitë dhe sigurinë ndërkombëtare shëndetësore, etj. ku do të prezantojnë ambasadorë, autoritete të larta nga Departamenti i mbrojtjes, Departamenti i Shtetit, senatorë, kongresmenë etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori