LAJMI I FUNDIT:

KEDS ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizim stabil me energji gjatë dimrit

KEDS ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizim stabil me energji gjatë dimrit

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që konsumatorëve t’u ofrohet furnizim më i qëndrueshëm i energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit. Për çdo vit, kjo kompani planifikon mirëmbajtje preventive në pastrimin e linjave deri në 500 kilometra, marrë parasysh që kjo stinë është më problematikja sa i përket kushteve atmosferike.

Drejtori i sistemit të operimit në KEDS, Bujar Jupaj thotë se janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme me qëllim të furnizimit të qëndrueshëm.

“Kjo ndikon në zvogëlimin apo rritjen e besueshmërisë dhe sigurimit të furnizimit me energji elektrike, ku në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. KEDS në baza vjetore punon në pastrimin e traseve dhe në mirëmbajtjen e linjave, për të vetmen arsyeje që të kemi zvogëlimin e prerjeve të pa planifikuara dhe të kemi një rritje të besueshmërisë dhe furnizimit me energji elektrike”, shprehet Jupaj.


Ai shton se linjat që KEDS ka trashëguar janë kryesisht në vise malore, kështu qasja në shtyllat elektrike është e vështirë. Jupaj thekson se në këto zona është e pamundur të intervenohet me makineri, prandaj e gjithë rruga nga punëtorët bëhet në këmbë.

“Për të pasur furnizim më të qëndrueshëm dhe ndërprerje më të vogla, KEDS kryesisht gjatë vitit planifikon 400 deri në 500 kilometra pastrim të linjave dhe mirëmbajtje preventive, në mënyrë që të kemi një rritje më të madhe të besueshmërisë të furnizimit me energji elektrike”, njofton ai.

Investime të tilla po bëhen në çdo cep të Kosovës, e kështu thotë zyrtari për informim në KEDS, Adlum Ramadani.

Ai thotë se janë duke u bërë investime në sisteme të teknologjisë më bashkëkohore, ku mundësohet monitorimi në rrjete në kohë reale.

“Këtë vit presim që furnizimi me energji elektrike për konsumatorët tanë të jetë dukshëm më stabil se vitet paraprake. Kjo falë investimeve të vazhdueshme që janë duke u realizuar në infrastrukturën energjetike në vend. Për këto tetë vite të operimit në Kosovë, KEDS ka investuar mbi 160 milionë euro, me qindra projekte investive që përfitues të drejtpërdrejt janë konsumatorët tanë. Investime të tilla krahas infrastrukturës të rrjetit janë realizuar edhe në stacionet tonë, në asetet që ne kemi nën menaxhim, ku përmes modernizimeve dhe digjitalizimit të tyre janë mundësuar që të ofrohen shërbime dukshëm më kualitative dhe të qëndrueshme për konsumatorët tanë”, shprehet Ramadani.

Krahas mirëmbajtjes që organizohet çdo vit në terren, KEDS implementon me qindra projekte kudo në vend në mënyrë që shërbimi të jetë më kualitativ.

Këto investime janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA

Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA

Ekonomi
Kalo në kategori