Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe naftës po rriten gjithnjë e më shumë. Edhe konsumatorët gjermanë ndeshen me fatura të larta. Problemi është se nuk pritet ndonjë përmirësim i shpejtë.
Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës.
Së shpejti ndoshta do të përmbushet një ëndërr e vjetër e Të Gjelbërve, se çmimi i benzinës duhet të kushtojë 5 marka [2.5 euro] litri, kështu e vendosën dikur Të Gjelbrit në një kongres të tyre para 23 vjetësh, për ta bërë përdorimin e automjetit te gjermanët të papërballueshëm. Por ky hap nuk u prit mirë, me zor atëherë kjo parti ia doli të hynte në Bundestag.
Pandemia COVID-19 dhe çmimet e larta
Një episod gati i harruar, ndërkohë që tani Të Gjelbrit ndodhen para momentit të futen në qeveri për herë të dytë të historinë e tyre. Por situata këtë herë është shumë më ndryshe. Pandemia nuk ka marrë ende fund, efektet ekonomike të saj janë (duke hequr mënjanë ato shëndetësore) janë të jashtëzakonshme.
Çmimet e larta të energjisë janë një pjesë e tyre. E aspak vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën. Gjë që thjesht e në radhë të parë lidhet me atë, që ekonomia botërore, me gjithë pandeminë në vazhdim, po rimëkëmbet më shpejt se pritej. Me pasojë një rritje të jashtëzakonshme të urisë për energji, e dimë një kërkesë e fortë rrit çmimet. Por si këtë herë nuk ka ndodhur kurrë, vetëm çmimi i shumicës tek gazi është rritur këtë vit me 44 për qind. Edhe çmimi i naftës është rritur në nivele të larta duke u dyfishuar brenda një viti.
Në thelb këto janë lajme të mira, sigurisht jo për shoferët e automjeteve, por për shndërrimin e ekonomisë në drejtim të neutralitetit ndaj klimës. Sepse kështu duhej të bëhej kthesa energjetike apo jo: lënda e djegshme fosile do bëhej aq e shtrenjtë, sa t’ia vlejë përdorimi i energjisë së rigjenerueshme. Kur energjia e erës, ajo diellore dhe e ujit të jetë alternativa më e lirë, atëherë del vetë jashtë loje energjia prej qymyrit apo gazit. Ky ishte plani. Vetëm se ai nuk funksionon, sepse ne jemi ende shumë larg kthesës energjetike.
Kthesë energjetike po, por si duhet
Kjo nuk vlen vetëm për Gjermaninë, por për shumicën e vendeve. Ende shumica e njerëzve kanë automjete me motor me lëndë djegëse, ata ngrohin me gaz apo vajguri dhe nga priza vjen energji elektrike nga qymyri.
Kina kërkon të rivendosë në punë 150 miniera qymyri. Vetëm se ne në Gjermani kemi pretendimin absurd, t’iu tregojmë të tjerëve, si duhet bërë. Të shpresojmë, që nuk na e imiton njeri atë që ne e quajmë kthesë energjetike. Sepse deri tani ajo ka kushtuar një sasi gjigante parash, por një trase energjetike, që sjell rrymën e prodhuar nga turbinat e erës nga veriu në jug nuk e kemi ende. Pjesa e energjisë së rigjenerueshme në përdorimin bruto të energjisë në Gjermani është vetëm 17 për qind, për krahasim në Suedi është 56 për qind.
E çdo ndërtim turbine duhet të kalojë njëherë nëpër procese gjyqësore. Të mos harrojmë: një kthesë energjetike bëhet vetëm kur mbështetet nga populli. Kush duhet të përdorë automjetin, në vitet e ardhshme, duhet të fusë duart thellë në xhepa ose blen një automjet elektrik, të subvencionuar nga shteti.
Kreu i Volkswagenit, Herbert Diess personalisht e ka llogaritur, se do të jetë 50 për qind më e shtrenjtë të përdorësh një automjet me motor djegës se një elektroauto. Edhe ngrohja në dimër do të kushtojë më shumë. E këtë nuk e paguan dot gjithkush. E që të çmimi i energjisë të mos bëhet përçarës i shoqërisë, duhet që të ketë një kompensim për më të dobëtit. Nuk duhet të mbesë premtim elektoral që mbrojtja e klimës të jetë sa më sociale. Kjo do të jetë pika ku do të matet puna e qeverisë së ardhshme.
Më shpejt më shumë energji të re
Ajo që duhet menduar me urgjencë në Gjermani është, nëse rruga e duhur që të ecet përpara me daljen nga energjia e qymyrit me daljen njëkohësisht nga energjia atomike vitin e ardhshëm. Mbyllja e boshllëkut të energjisë do t’i kushtonte Gjermanisë emetime shtesë prej 50-70 milionë tonë të CO2, ose Gjermania blen energji atomike nga Franca.
Edhe kjo nuk është zgjidhje. Atëherë çfarë mbetet të bëhet? Qeveria e ardhshme duhet të jetësojë atë që do të fiksojë në letër në fund të bisedimeve paraprake të koalicionit, e që mund të bëhet pikë delikate në bisedimet për krijimin e qeverisë. Zgjerimi i energjive të rigjenrueshme duhet të ecë shumë herë më shpejt përpara, në mënyrë që në perspektivë të vihet nën kontroll kriza energjetike. Ndryshe energjia do të bëhet e papagueshme, me pasoja të paparashikueshme. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj