LAJMI I FUNDIT:

Reuters: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar fajëson AIBA-n për moskujdes para se Kampionatin e Boksit t’ia ndante Beogradit

Reuters: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar fajëson AIBA-n për moskujdes para se Kampionatin e Boksit t’ia ndante Beogradit
(Foto: Facebook/KOK)

Refuzimi nga Serbia për të lejuar hyrjen e boksierëve të Kosovës për Kampionatin Botëror ka ndodhur për shkak të mungesës së kujdesit të duhur të federatës ndërkombëtare, AIBA, në dhënien e turneut Beogradit – kanë thënë të dielën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Autoritetet serbe nuk e kanë lejuar në tri tentativa hyrjen e ekipit të boksit të Kosovës përmes pikës kufitare në Merdarë. Fillimisht me arsyetimin e prezencës së simboleve shtetërore, por më vonë edhe përkundër heqjes së tyre.

Serbia që e ka humbur kontrollin e Kosovës në vitin 1999 pas fushatës bombarduese të NATO-s, nuk e njeh Kosovën si shtet prej se e shpalli pavarësinë në vitin 2008, thuhet në një raportim të Reuters.


Në bazë të deklaratës së IOC, incidenti është nxitur paksa nga dështimi i AIBA-s për të ndjekur këshillën e IOC kur e ka caktuar këtë eveniment të madh sportiv.

“Duket se AIBA nuk ka aplikuar kujdesin e nevojshëm para se t’ia ndajë këtë turne Beogradit, pavarësisht nga fakti se IOC i ka këshilluar vazhdimisht federatat ndërkombëtare për domosdoshmërinë e një kujdesi të tillë të nevojshëm”, citohet nga Reuters një zëdhënës i IOC.

KOK ka kërkuar nga AIBA të merren masa të menjëhershme ndaj organizatorit
Lexo po ashtu KOK ka kërkuar nga AIBA të merren masa të menjëhershme ndaj organizatorit

Në anën tjetër, AIBA ka thënë se besonte se të gjithë sportistët duhet të kenë një shans të drejtë për të konkurruar.

“AIBA synon të sigurojë një shtëpi mikpritëse për çdo boksier dhe bota e boksit nuk ka kufij. Sporti synon t’i bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare. AIBA është në kontakt me organizatorin e ngjarjes për Kampionatin Botëror të AIBA, Federatën Serbe të Boksit, në një përpjekje për të korrigjuar situatën”, është thënë në një njoftim të mëhershëm nga Federata Ndërkombëtare e Boksit.

(Foto: Facebook/KOK)

Në vitin 2019, IOC e pezulloi AIBA-n, duke e hequr atë nga çdo përfshirje në kualifikimet olimpike dhe turneun e Lojërave Tokio 2020 për një sërë çështjesh qeverisjeje, financash dhe etike. Ajo ka kërkuar reforma të menjëhershme dhe të gjera për të kryer një rishikim të tyre për të vlerësuar statusin e federatës së pezulluar.

“Prandaj ky incident, i cili është i dëmshëm për sportistët e Kosovës, shton shqetësimet e rënda që IOC ka në lidhje me qeverisjen e kësaj Federate Ndërkombëtare të suspenduar”, ka thënë tutje zëdhënësi.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e njohu zyrtarisht Kosovën në vitin 2014, edhe pse nuk është ende anëtare e Kombeve të Bashkuara, anëtarësimi i të cilës është bllokuar nga Rusia, aleati tradicional i Serbisë.

Kosova ka marrë pjesë si shtet i pavarur në Olimpiadën Verore 2016 dhe atë të vitit 2020. /Reuters/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli

Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli

Premier League
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Boks
Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rivali i La Ligas

Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rivali i La Ligas

La Liga
Son i befasuar nga vendimi i Tottenhamit për kontratën e tij

Son i befasuar nga vendimi i Tottenhamit për kontratën e tij

Premier League
“Përderisa ai është aty, unë nuk do të vij” - Courtois me përgjigje të qartë ndaj drejtuesve në lidhje me kthimin te Belgjika

“Përderisa ai është aty, unë nuk do të vij” - Courtois me përgjigje të qartë ndaj drejtuesve në lidhje me kthimin te Belgjika

Përfaqësueset
Yjet e Manchester United përballen me ferr nën drejtimin e Amorim  - Kjo është një përbërje revolucionare nën drejtimin e portugezit

Yjet e Manchester United përballen me ferr nën drejtimin e Amorim - Kjo është një përbërje revolucionare nën drejtimin e portugezit

Premier League
Kalo në kategori