LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic bëhet golashënuesi i katërt më i vjetër në histori të Serie A

Ibrahimovic bëhet golashënuesi i katërt më i vjetër në histori të Serie A

Zlatan Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që ka gjetur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolognas në moshën 40 vjeç e 23 ditë.

Çuditërisht, ishte një ndeshje me shumë ngjarje në Stadio Dall’Ara për suedezin, sepse ai gjithashtu siguroi një asistim për Davide Calabria dhe shënoi një autogol.


Në minutat e fundit, ai vulosi fitoren 4-2 të kuqezinjve ndaj Bolognas me një goditje të mirë me të brendshmen e këmbës së djathtë.

Gjashtë gola, dy kartonë të kuq dhe Ibrahimovic që shënon në dy portat - Milani mposht me shumë vështirësi Bolognan
Lexo po ashtu Gjashtë gola, dy kartonë të kuq dhe Ibrahimovic që shënon në dy portat - Milani mposht me shumë vështirësi Bolognan

Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që shënon në Serie A me 40 vjeç e 23 ditë mbi supe, përcjell Telegrafi.

Pietro Vierchowod ishte 40 vjeç e 47 ditë, legjendari Silvio Piola e gjeti rrjetën në moshën 40 vjeç e 131 ditë.

Mbajtësi i rekordit mbetet Alessandro Costacurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses.

Ajo ndeshje më 19 maj 2007 ishte e fundit në karrierën e tij në Serie A para daljes në pension. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori