LAJMI I FUNDIT:

12 femra në mesin e 180 rekrutëve të FSK-së që u betuan sot, gjenerata me rezultatet më të mira ndonjëherë

12 femra në mesin e 180 rekrutëve të FSK-së që u betuan sot, gjenerata me rezultatet më të mira ndonjëherë

Ceremonia e betimit të rekrutëve të 180 rinj u mbajt sot në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj.

Në mesin e rekrutëve të rinj, sot u betuan edhe 12 femra.

Në fjalën e saj, komandantja e KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu theksoi se kjo gjeneratë e rekrutëve është një nga gjeneratat me rezultatet më të mira që ka pasur KDS dhe se ka vendosur një standard të ri të performancës.


Prezent në këtë ceremoni ishin Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Me këtë rast, Osmani u shpreh se, si komandante supreme e FSK-së është krenare që po e sheh çdo ditë përparimin e FSK-së.

“Këta 180 rekrutë janë ushtarë të Republikës së Kosovës, shtetit të pavarur, sovran e me territor të pacenueshëm. E ardhmja garantohet duke ndërtuar këta, prandaj sot po zgjerohet baza e forcave tona të armatosura. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit”, tha Osmani gjatë kësaj ceremonie.

Gjithashtu, ajo u shpreh e kënaqur me prezencën e vajzave dhe grave në mesin e rekrutëve të rinj.

“Jam krenare që në mesin e rekrutëve shoh 12 gra. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave nuk është nevojë por edhe domosdoshmëri”, theksoi më tej ajo.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Albin Kurti, iu drejtua rekrutëve të rinj duke u thënë se:

“Duke qenë pjesë e FSK-së, përveç privilegjit, tash e tutje do t’i shërbeni institucionit më të besueshëm në vend. Ju keni nderin t’i shërbeni vendit tuaj përkrah aleatëve, ushtarëve të NATO-s, në shërbim të paqes dhe sigurisë globale”, theksoi Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti theksoi se qeveria e udhëhequr nga ai është e përkushtuar për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe territorin e Republikës së Kosovës.

Certifikimi i 180 ushtarëve të rinj është në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme operacionale, bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori