LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ëndërron Mbappen, plani i tyre për të sfiduar Real Madridin

Barcelona ëndërron Mbappen, plani i tyre për të sfiduar Real Madridin

Shumë besojnë që Barcelona nuk do të mund të nënshkruajë me një futbollist të madh sezonin e ardhshëm, shkaku i financave, pasi situatën e vështirë e kanë pranuar edhe drejtuesit e klubit.

Gjithsesi, te Barcelona shpresojnë se do të jenë në gjendje të bëjnë të paktën një goditje të madhe për sezonin 2022/23.


Madje në mendjen e drejtuesve është Kylian Mbappe, lojtar i lire, pasi t’i përfundojë kontratën me PSG-në.

Mbappe e ka pranuar publikisht se dëshiron të largohet nga PSG dhe se ai kishte ofertë nga Real Madridi, por klubi francez bëri gjithçka për ta mbajtur edhe këtë vit.

Barcelona planifikon të ndërhyjë në mes marrëdhënies së francezit me klubin mbretëror me shpresën se mund të bëjë surprizën e madhe, duke siguruar një lojtar që i mungon shumë skuadrës aktuale, shkruan AS.

Katalunasit do t’ia besojë negociatat ndërmjetësit izraelit, Pini Zahavi, i cili bëri të mundur transferimin e Neymarit nga Barça te PSG për 222 milionë euro.

Mbappe do të vinte falas, por klubi do t’i duhet t’i paguajë një bonus transferimi si lojtarit ashtu edhe agjentit.

Barça është gati t’i paguajnë sulmuesit 90 milionë bonus për lirimin, ndërsa në klub beson që Real Madridi është i gatshëm të paguajë vetëm 50 milionë euro.

Mbappe gjithashtu mund të joshet me një pagë më të lartë se ajo që i ka ofruar klubi mbretëror.

Real Madrid ka çdo avantazh për të nënshkruar me francezin nëse sulmuesi largohet nga PSG në fund të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori