LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara dhe rrezikoi sigurinë e shtetit

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara dhe rrezikoi sigurinë e shtetit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një ish-punonjës të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili dyshohet se ka zbuluar informacione të klasifikuara dhe ka rrezikuar sigurinë e shtetit.

Sipas njoftimit, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të Prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K.

“Ndalimi është bërë për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi i informatës zyrtare’, ‘Hyrja në sistemet kompjuterike’, ‘Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara’ dhe ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.


Në komunikatë thuhet se pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K.

Siç thuhet tutje, për të arrestuarin, ish-punonjës i AKI-së, ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori