LAJMI I FUNDIT:

Spektakli i pesë golave në ‘Wanda Metropolitano’ i takon Liverpoolit, Atletico Madridi nuk ia del me dhjetë lojtarë

Spektakli i pesë golave në ‘Wanda Metropolitano’ i takon Liverpoolit, Atletico Madridi nuk ia del me dhjetë lojtarë

Atletico Madridi dhe Liverpooli kanë hedhur në fushë tërë arsenalin e tyre, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes tyre, ku në fund fituan anglezët me rezultat 3-2.

Pjesa e parë solli një ndeshje të jashtëzakonshme, ku u shënuan katër gola.


Goli i parë erdhi në minutën e 8-të të takimit, ku James Milner i devijon rrugën një topi të goditur nga Mohamed Salah për 0-1.

Vetëm pesë minuta më pas Naby Keita shënoi një super gol për 0-2.

Por Atletico Madridi nuk u dorëzua dhe me Antoine Greizmann u kthye në lojë.

Ishte minuta e 21-të kur një goditjeje të Koke, francezi e drejton drejt rrjetës për 1-2.

Në minutën e 34-të u baraspeshua ndeshja, ku pasimit të Joao Felix iu përgjigj bukur Greizamnn që shënoi për 2-2.

Greizman që ishte heroi në pjesën e parë, duke ndihmuar që rezultati të rikthehej, u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 52-të.

Ky moment zbehi tempon e lojës, duke bërë që spanjollët të jenë më të kujdesshëm.

Por në minutën e 78-të, Liverpooli fitoi një penallti pas Diogo Jota u rrëzua në zonë.

Mohamed Salah ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-2.

Atlerico kërkoi një penallti në fundin e ndeshjes, por që pasi u akordua, në shikimin në VAR, u anulua.

Liverpooli ka 9 pikë tani, ndërsa Atletico Madridi ka 4 pikë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori