Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, pas publikimit të Raportit të Progresit 2021 për Kosovën, tha se në dialogun Kosovë-Serbi është i nevojshëm angazhimi konstruktiv, ndërsa veprimet e njëanshme sipas tij duhet të shmangen.
Ai në një konferencë për medie tha se Komisioni Evropian qëndron pas vlerësimit të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizim të vizave.
Varhelyi theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit rezultuan me një qeveri të re që gëzon shumicë të fortë parlamentare.
“Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në shkurt të vitit 2021 rezultuan në formimin e qeverisë së re, e cila gëzon një shumicë të fortë parlamentare. Ekziston një mundësi e qartë për të bërë përparim në çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Komisioni qëndron pas vlerësimit të tij të bërë në korrik të vitit 2018, se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizim të vizave. Angazhimi konstruktiv në dialogun me Beogradin është i nevojshëm, dhe veprimet e njëanshme duhet të shmangen”, u shpreh ai.
Sipas Raportit të Progresit të vitit 2021, situata në veri mbetet sfiduese, veçanërisht në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe kushtet për lirinë e shprehjes.
Po ashtu raporti vë në pah edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku thuhet se Kosova është në një fazë të hershme/ka njëfarë niveli të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit.
Raporti thotë se gjatë periudhës raportuese, është bërë përparim i kufizuar, duke përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të shënjestruara të nivelit të lartë.
KE vlerëson qeveria e re ka shqyrtuar disa opsione për një proces për ‘vetting’ të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në këtë kontekst, prezantimi i mundshëm i një rivlerësimi të plotë të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.
Sipas raportit një proces i tillë do të duhej të konsiderohet vetëm si një masë e jashtëzakonshme e mjetit të fundit, pasi të jenë shteruar të gjithë mjetet dhe mekanizmat ekzistues për të siguruar integritetin dhe për të luftuar korrupsionin e titullarëve të detyrave gjyqësore, dhe do të duhej të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe me këshillat e Komisionit të Venecias.
Sa i përket zgjedhjeve raporti konstaton se ato në përgjithësi ishin të organizuara mirë, përkundër disa mangësive, ndërsa u përsërit ftesa që Kosova të forcohet dhe sidomos të reformohen pjesët që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore dhe financimin e partive politike.
Më shumë progres nga Kosova është kërkuar në reformat e administratës publike, teksa gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike.
Kosova ka shënuar progres, sipas këtij raporti, në luftë kundër terrorizmit, ndërsa kërkohet të jetë më aktive në luftë kundër pastrimit të parave. Gjendja e mediave dhe lirisë së shprehjes në Kosovë duket të jetë më e kënaqshme sesa në disa vende tjera të rajonit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova