LAJMI I FUNDIT:

Diferenca e votave mes Arben Vitisë dhe Përparim Ramës në Prishtinë

Diferenca e votave mes Arben Vitisë dhe Përparim Ramës në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Prishtinës, ku sipas rezultateve preliminare Prishtina do të shkojë në balotazh.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në balotazh do të përballen kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, transmeton Telegrafi.

LVV ka fituar 42,33% të votave kurse LDK 29,35% të votave.


Kthyer në vota Arben Vitia (LVV) ka marrë 35 mijë e 433 vota, Përparim Rama (LDK) 24 mijë e 572 vota, Uran Ismaili (PDK) 18 mijë e 119 vota, Daut Haradinaj 3 mijë e 769 vota, Gëzim Mehmeti (AKR) 1 mijë e 582, Avni Çakmaku (Fjala) 146 vota, Florim Isufi, 93 vota.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë kësaj jave të përfundojë numërimin e të gjitha votave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë konferencës për medie tha se shpallja e votave pritet të bëhet pas numërimit edhe të votave me kusht, atyre të ardhura me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta.

“KQZ-ja ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime. Ato janë duke u verifikuar. Pasi të përfundojnë këto procedura, atëherë do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura me postë, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Planifikojmë ta përmbyllim këtë proces gjatë kësaj jave”, tha Elezi para medieve.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori