Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës i është përgjigjur deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj pasi që ky i fundit tha se operacionet policore në veri janë bërë me qëllim për ta dorëzuar atë pjesë.
Kryeministri Kurti tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj sot se sa ndonjëherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë.
Kurti tha se ajo pjesë ka qenë e rrezikuar kur Haradinaj e priste në zyrë Milan Radojiçiqin.
“Asnjë barrikada nuk ka në veri. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Milan Radojeçiq. Nuk e rrezikon veriun Policia, por kriminelët dhe bashkëpunimi i tyre me politikanët”, ka thënë Kurti, shkruan Telegrafi.
Kurti tutje shtoi se fjala e deputetit Haradinaj është sulm ndaj moralit të policisë.
“Kot e keni që po sulmoni z.Haradinaj. Morali i policit është shumë i lartë dhe i paprekshëm. Kurrë morali i tyre s’ka qenë më i fuqishëm”, u shpreh Kurti.
Pas kësaj ka replikuar deputeti Haradinaj. Ai tha se frikën nuk e ka te policia por te vetë Kurti.
“Unë i besoj Policisë së Kosovës. Frikën e kam te ti kryeministër, që ti qëllimshëm i ke marrë dy veprime me dorëzua veriun. Unë besoj që skenari yt me marr dy veprime mu forcu kriminelët i ke ba qëllimshëm”, tha Haradinaj.
Ndaj tij sërish reagoi kryeministri Kurti. Ai tha se veriu i Kosovës nuk dorëzohet.
“Kriminelët në veri dhe strukturat ilegale kurrë nuk kanë qenë më të frikësuara se tash. Nuk keni nevojë të më frikësoheni mua, nuk dorëzohet veriu. Por mos ngjallni dilema te policia kur shkojnë herën e ardhshme në veri se kushedi për çfarë ju ka qu Albini, kjo është e dëmshme dhe këtë nuk ta ka borxh askush”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime