LAJMI I FUNDIT:

Vaksinohen me dy dozat antiCOVID mbi 50 për qind e qytetarëve mbi 16 vjeç në Kosovë

Vaksinohen me dy dozat antiCOVID mbi 50 për qind e qytetarëve mbi 16 vjeç në Kosovë
Foto: Arkiv/Ridvan Slivova

Mbi 37 për qind e popullsisë në Kosovë tashmë janë vaksinuar kundër coronavirusit, ndërkaq mbi 50 për qind ka arritur vaksinimi i grupeve të synuara që janë mosha mbi 18 vjeç në vendin tonë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë sot, përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu janë bërë publike edhe të dhënat për të vaksinuarit më një dozë dhe ata me dy doza të vaksinës antiCOVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në nivel të popullsisë, vaksinimi në Kosovë tashmë ka arritur në mbi 37.9 për qind të vaksinuar plotësisht.


“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas të dhënave të publikuara, 53.5 për qind të grupeve të synuara e që janë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, mbi moshën 18 vjeçare, tashmë kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID, ndërkaq mbi 16-vjeç janë vaksinuar 51 për qind.

Në këto të dhëna thuhet se me një dozë, janë vaksinuar 65.8 për qind.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Të hënën nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 42 qytetarë, ku numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Lajme
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Lajme
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane

Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane

Lajme
Kalo në kategori