LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Po mundohem ta gjejë formulën për t’iu kthyer fitoreve në BKT Superligë

Nuhiu: Po mundohem ta gjejë formulën për t’iu kthyer fitoreve në BKT Superligë
(Foto: Facebook/Drita FC/Lumi HD Photography)

Ka kaluar ndeshja e katërt dhe Drita nuk ka marrë fitore në BKT Superligë.

Gjilanasit kanë barazuar në udhëtim te Ulpiana me rezultat 1-1.


Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur për ndeshjen, duke thënë se dominuan në lojë, por që po mundohen të gjejnë formulën për t’iu kthyer fitoreve.

“Nuk di se çfarë të them. Ishim me dominues gjatë tërë takimit dhe prapë po ndëshkohemi nga një rast”.

“Ne luajtëm mirë, por edhe nuk kemi pasur rast për të mbyllur ndeshjen. Unë po mundohem ta gjejë formulën për t’u kthyer fitoreve, por kjo nuk po ndodh”, deklaroi Nuhiu.

Tutje trajneri nga Shkupi tha se skuadra e tij do t’iu kthehet fitoreve dhe se beson tek ky grup i futbollistëve.

“Pa asnjë diskutim do t’i kthehemi fitoreve, pasi tash njohim të gjithë kundërshtaret dhe lojën e tyre. Ne do të vazhdojmë për të kërkuar fitoren edhe pse nuk ka kundërshtar të lehtë”.

“Unë besoj tek ky grup i lojtarëve, pasi kemi potencialin për të dalë nga kjo krizë e rezultateve. Ne po kërkojmë titullin e kampionit dhe do të luftojmë për ta fituar”, tha Nuhiu.

Ndeshjen e radhës Drita do ta luaj të martën në udhëtim te Feronikeli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori