LAJMI I FUNDIT:

Kurti nuk e shkarkon Rakiqin: Ai nuk është çështja, shkarkimi do ta bënte çështje

Kurti nuk e shkarkon Rakiqin: Ai nuk është çështja, shkarkimi do ta bënte çështje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se nuk do të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Kurti gjatë një prononcimi për media nga Prizreni, ka thënë se problemi nuk është Rakiqi, por shkarkimi i tij do të bëhej çështje.

“Qeveria jonë me veprimet tona e ka godit nervin e çështjes. E ky është luftimi i krimit të organizuar, i korrupsionit dhe i kontrabandës, me ç’rast përveç se po kemi sukses me hetimet tona intensive me policinë tonë profesionale, në të njëjtën kohë po ndodh një demaskim gjigant i Serbisë sa i përket përpjekjeve të saj destruktive me strukturat saj ilegale në Kosovë”.


“Me këtë rast qartazi ne jemi në rrugën e drejtë, dhe pikërisht për shkak se ne jemi në rrugën e drejtë Serbia e Vuçiqit nuk po arrin t’i mobilizojë serbët kundër veprimeve të drejta e të ligjshme të qeverisë tonë. Ne kemi goditur nervin e çështjes. Çështja nuk është Rakiqi. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, ka deklaruar Kurti.

Pas aksionit të policisë dhe doganës në disa pjesë të Kosovës, Rakiq  kishte bërë deklarata të rënda në kundërshtim të aksionit.

Ndaj deklaratave të Rakiqit kishin reaguar edhe ambasadat e huaja në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori