LAJMI I FUNDIT:

Prizreni 16 fiton derbin ndaj Bashkimit

Prizreni 16 fiton derbin ndaj Bashkimit
(Foto: basketbolli.com)

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 71-65 (19:18, 17:10, 17:23, 18:14), në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë dhe me rikthime në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 19:18. Fillimi i periudhës së dytë ishte i barabartë, me epërsi të lehtë nga Prizreni 16, që u shkëput në fund, duke e fituar këtë pjesë 17:10, duke shkuar në pushim me rezultat 36-28.


Prizreni 16 e thelloi edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 49:37, por më pas u rikthye Bashkimi, duke barazuar rezultatin në 51:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:51.

Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku dy minuta nga fundi rezultati ishte 61:61, por nga ky moment Prizreni 16 u shkëput dhe triumfoi me rezultat 71-65.

Prizreni 16 ka katër fitore dhe dy humbje, kurse Bashkimi tri fitore dhe tri humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori