LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria humb ‘finalen’ ndaj Polonisë dhe zbeh ëndrrën për Katar 2022

Shqipëria humb ‘finalen’ ndaj Polonisë dhe zbeh ëndrrën për Katar 2022

Shqipëria ka pësuar humbe me rezultat 1-0 nga Polonia në ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ndeshja filloi me të dy skuadrat që zhvillonin lojë fizike, duke luftuar për çdo top në fushë.

Si rrjedhojë edhe pjesa e parë kishte pak radhe.


Në minutën e 9-të të ndeshjes, Rey Manaj përfiton nga një kundërsulm, por nuk pason te Myrto Uzuni i cili ishte i vetëm, duke zgjedhur goditjen që u bllokua nga mbrojtja.

Në minutën e 15-të, polakët rrezikojnë me Adam Buksa, por gjuajtja e tij nuk ishte e saktë.

Pjesa e parë nuk solli diçka më shumë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Në këtë pjesë pritej më shumë nga Shqipëria, pasi në minutën e 57-të në lojë u fut edhe Armando Broja.

Por polakët me lojë fizike, dominon edhe në posedim, ku kur u futëm në 15 minutat e fundit gjetën edhe golin.

Zhvillohej minuta e 77-të e ndeshjes kur Mateusz Klich harkoi bukur në zonë duke e gjetur Karol Seiderski, i cili shënoi për 1-0.

Lojtarët polakë pasi shënuan gol u afruan te tifozët tanë, ku kishte edhe nga ata që provokonin.

Ata nuk u pritën mirë nga tifozët që filluan të gjuajë në drejtim të tyre më shishe.

Gjyqtari pas këtij incidentit dërgoi lojtarët polakë, por edhe ata shqiptarë në dhomat e zhveshjes.

Pas më shumë se 15 minutave në dhomat e zhveshjes, lojtarët kthehen në fushë për të luajtur ndeshjen deri në fund.

Shqipëria ka mundur t’i barazojë shifrat, kur një top vjen te Ermir Lenjani, i cili futet në zonë, por harkimi i tij për tokë ishte i dobët.

Në minutën e 86-të, Broja jep një shkëndijë dhe futet në zonë, por harkimi i tij ishte shumë i lartë.

Broja sërish me një aksion individual në minutën e 88-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Wojciech Szczesny.

Deri në fund nuk kishte raste tjera dhe Shqipëria pësoi humbje që e zbehë tej mase kalimin në play-off.

Polonia pas fitores kalon në pozitën e dytë me 17 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet e treta me 15 pikë dhe pak gjasa që të kalojë polakët në renditje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal

Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal

La Liga
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta

Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta

Liga e Kampionëve
Ish-bashkëlojtari i Ronaldos tek Real Madridi po bën një karrierë krejtësisht tjetër pas pensionimit

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos tek Real Madridi po bën një karrierë krejtësisht tjetër pas pensionimit

Ndërkombëtare
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Tifozët e Arsenalit akuzojnë Artetan se ka bërë ‘gabimin më të madh’ të karrierës së tij

Tifozët e Arsenalit akuzojnë Artetan se ka bërë ‘gabimin më të madh’ të karrierës së tij

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori