Çmimet e energjisë elektrike në rajon, ku renditet Maqedonia e Veriut?
Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy shtetet që e kanë energjinë elektrike për familjarët, më të shtrenjtën në rajon, sipas tabelave të publikuara në faqen e Institutit Europian të Statistikave, Eurostat.
Në fund të vitit 2019, një kilovat orë energji në Mal të Zi kushtonte 0.085 euro dhe në Shqipëri, 0.078 euro (pa përfshirë taksat). Energjia për familjarët është më e lira në Kosovë, me 0.053 euro/kvh. Më pas renditet Serbia (0.055 euro), Maqedonia e Veriut (0.067 euro) dhe Bosnjë-Hercegovina (0.073 euro).
Sipas të dhënave të Eurostat, në krahasim me 6-mujorin e parë 2015, çmimet e energjisë elektrike për familjarët (pa përfshirë taksat) për Shqipërinë janë rritur me rreth 15% deri në fund të 2019-s. Në 6- mujorin e parë të 2015-s, çmimi mesatar ishte 0.0676 euro për kilovat orë dhe në gjysmën e dytë të 2019-s arriti në 0.0778 euro.
Në Evropë, më e lira është Ukraina (0.041 euro/kvh), Gjeorgjia (0.052) dhe e treta më e lira është Kosova.
Mesatarisht, konsumatorët familjarë në shtetet e Bashkimit Evropian e paguajnë energjinë 0.128 euro/kvh (1.6 herë më shumë se në Shqipëri dhe 2.4 herë më shumë se në Kosovë) për vitin 2019. Energjia është më e shtrenjtë në Irlandë (0.213) dhe më e lirë në Bullgari (0.8 euro/kvh) deri në fund të 2019-s.
Sipas Eurostat, çmimi i energjisë në BE-27 varet nga një sërë kushtesh të ndryshme të ofertës dhe kërkesës, duke përfshirë situatën gjeopolitike, përzierjen kombëtare të energjisë, diversifikimin e importit, kostot e rrjetit, kostot e mbrojtjes së mjedisit, kushtet e rënda të motit, ose nivelet e akcizës dhe taksimit
E gjithë Evropa ka hyrë në një krizë të thellë energjie për shkak të kufizimit të burimeve të prodhimit dhe rritjes së shpejtë të kërkesës pas pandemisë. Dimri i ftohtë në Europë dhe në Azi çoi në uljen e rezervave të gazit, ndërsa rimëkëmbja ekonomike nga pandemia ka rritur kërkesën dhe shpejtësia më e ulët e erës në Europë këtë verë, ka zvogëluar prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Çmimet e gazit natyror në Evropë janë rritur, duke shtuar frikën e një krize të mundshme karburanti në dimër dhe duke rrezikuar gjithashtu rimëkëmbjen ekonomike. Javën e kaluar, çmimet e gazit arritën gati 10 herë më të larta që nga niveli i tyre në fillim të vitit. Ato u ulën prapë pasi Putin sinjalizoi se Gazprom mund të rriste furnizimet.
Edhe energjia elektrike është bërë më e shtrenjtë në Evropë. Në Bursën e Hungarisë, që është tregu ku Shqipëria blen energji, çmimi ka arritur në rreth 220 euro/megavat orë, nga rreth 50 – 60 euro/megavat orë në muajt e parë të vitit.
Qeveria shqiptare shpalli emergjencën për furnizim të premten (8 tetor) deri më 15 prill 2022, duke pezulluar planet e investimit të tre kompanive publike. Ministria e Financave duhet të sigurojë mekanizmat financiarë për importet.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë rritje të çmimit për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, ndërsa për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të japë një mbështetje prej 100 milionë euro këtë vit dhe 100 milionë euro vitin e ardhshëm për të garantuar sigurimin e pandërprerë me energji.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles