LAJMI I FUNDIT:

Iniciativa “Më mirë për Tetovën” i përgjigjen ofertës së Bilall Kasamit

Iniciativa “Më mirë për Tetovën” i përgjigjen ofertës së Bilall Kasamit

Nga Iniciativa “Më Mirë për Tetovën” nëpërmjet rrjeteve sociale i janë përgjigjur kandidatit për kryetar të Komunë së Tetovës, Bilall Kasami, i cili mbrëmë u bëri ftesë publike që t’i bashkohen për të mirën e Tetovës.

Nga “Më mirë për Tetovën”, thonë se qëllimin për një Tetovë më të mirë do ta realizojnë nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe jo nëpërmjet posteve të sajuara.

Kasami me ofertë për Iniciativën “Më e mira për Tetovën”
Lexo po ashtu Kasami me ofertë për Iniciativën “Më e mira për Tetovën”

“Qëllimin tonë për një Tetovë më të mirë synojmë ta realizojmë nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke dëgjuar dhe përcjellur zërin e tyre, dhe jo nëpërmjet posteve të sajuara, të cilat as nuk ekzistojnë në Ligjin për vetëqeverisjen lokale”.


“Komuna ka vetëm dy organe qeverisëse: Kryetari i Komunës dhe Këshilli Komunal. Nuk ka nevojë për pozita të reja në Komunën e Tetovës, e cila edhe ashtu është e mbingarkuar nga administrata e tepërt”, theksojnë nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”.