LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit të pesë personave për terrorizëm, policia konfiskon arsenal të madh armësh

Pas arrestimit të pesë personave për terrorizëm, policia konfiskon arsenal të madh armësh

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot Drejtoria Kundër Terrorizmit, pas hetimeve disa mujore, ka kryer kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armatimit, përfshirë armë automatike të llojeve të ndryshme, municion, granata dore dhe pajisje tjera të ndryshme.

Ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra dje në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, i cili kishte rezultuar me arrestimin e 5 personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme.


Prokuroria Speciale njofton se arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Kosovës ku dyshohen për veprat penale përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, të njëjtit dyshohen edhe për veprat penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori