LAJMI I FUNDIT:

Aro Muric, lojtari më i vlerësuar nga lexuesit e Telegrafit për ndeshjen ndaj Suedisë

Aro Muric, lojtari më i vlerësuar nga lexuesit e Telegrafit për ndeshjen ndaj Suedisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur me rezultat 0-3 në udhëtim ndaj Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katar 2022”

Dardanët kishin një pjesë të parë të mirë, por fati nuk ishte në anën tonë, ndërsa në të dytën vendasit bën diferencën dhe kështu krijuan edhe epërsinë e thellë.

Ashtu siç pas çdo takim të ekipit të Kosovës, diskutimet janë të mëdha nga tifozët, posaçërisht në rrjetet sociale. Kështu Telegrafi u ofroi një mundësi që lexuesit të vlerësonin lojtarët më të mirë nga ky takim.


Përmes këtij sondazhi, vota më së shumti ka marrë gardiani i Dardanëve, Arijanet Muric – që bëri disa pritje fantastike gjatë përballjes dhe mori 32 për qind të votave.

Pas tij erdhi Elbasan Rashani, që përmes disa harkimeve u mundua ta thyente mbrojtjen vendase, por edhe që kishte disa goditje, mirëpo ishte i pafat, e mori 15 për qind.

Në vend të tretë u rendit Vedat Muriqi, që përkundër numrit të vogël të topave që pranoi dha një paraqitje të mirë, gjersa mori 12 për qind të votave.

Kujtojmë se Kosova këtë fazë të ndeshjeve të tetorit e mbyll të martën e javës së ardhshme, ku është nikoqir i Gjeorgjisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori