LAJMI I FUNDIT:

Përdorën Nintendo Game Boy të rrejshme për vjedhjen e veturave në Britani, bëhet fjalë për pajisje të sofistikuar që kushton 20 mijë funte

Përdorën Nintendo Game Boy të rrejshme për vjedhjen e veturave në Britani, bëhet fjalë për pajisje të sofistikuar që kushton 20 mijë funte

Tre persona janë arrestuar në Britani të Madhe, pasi që vodhën pesë vetura Mitsubishi Outlander, duke përdorur pajisje në vlerë prej 20 mijë funteve.

29, 31 dhe 33-vjeçari u arrestuan pasi që autoritetet lokale në kamera të sigurisë panë sesi po tentonin të vjedhin Outlanderin, transmeton Telegrafi.


Videoja e tentim-vjedhjes është publikuar në rrjete sociale, dhe shfaq burrat duke përdorur pajisje për hapjen e veturës. E njëjta video ka shërbyer për identifikimin e personave të cilët policia arriti t’i gjurmojë.

Duke e kërkuar veturën në pronësi të njërit prej hajnave, policia gjeti një Nintendo Game Boy të rrejshme. Nën kapakun e saj gjendej pajisja që kap vlerën e 20 mijë funteve që mund të hap dhe vë në lëvizje veturën.

Ishte një pajisje e koduar që ekskluzivisht të funksionojë në Mitsubishi Outlander. Madje policia ka gjetur një video manual me të cilën tregohet një burrë që shpjegon sesi duhet punuar me pajisjen, dhe e njëjta do të shërbeu si provë materiale.

Njëri prej hajnave tashmë është dënuar me 30 muaj burgim, derisa dy tjerët me nga 22 muaj. /Telegrafi/