LAJMI I FUNDIT:

Influencuesi kontrovers e përplas Lamborghin-in e tij në një Toyota Prius gjatë një gare rrugore

Influencuesi kontrovers e përplas Lamborghin-in e tij në një Toyota Prius gjatë një gare rrugore

Influecerët nga e gjithë bota kanë qasje speciale në të gjitha llojet e veturave sportive të nivelit të lartë, super-veturave dhe hiper-veturave, por kjo nuk do të thotë se ata e kanë aftësinë e drejtimit të këtyre veturave.

Në një çështje tani virale, shoferi i një Lamborghini u përplas në një Toyota Prius gjatë një gare Drag me një tjetër Lamborghini. Tani një video e shfaq incidentin dhe vërehet qartë se vetura kishte më tepër fuqi nën kofano se sa aftësi në kabinë.


Më herët në shtator, departamenti i policisë i Murrieta postoi në lidhje me garën ilegale të rrugës mes dy veturave Lamborghini Huracan, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.

Autoritetet thanë se gjatë garës, një shofer u përplas në një Prius dhe përfundoi shkurtër në spital përpara se te dërgohej në burg. Shoferi i Toyota-s shpëtoi pa lëndime serioze, ndërsa shoferi i Lamborghini-t të dytë kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Fotot e bërë në vendngjarje e shfaqin super-veturën italiane që kishte pësuar dëme të mëdha. Pjesa e përparme është hequr tërësisht, ndërsa as Prius nuk shpëtoi aq lehtë. Prej asaj kohe, detajet rreth incidentit janë bërë edhe më të qarta.

Autoritetet konfirmuan për mediat lokale se shoferi i lënduar i Lamborghini-t ishte Austin Harmon, një influencer i njohur për një video ku nga vetura e tij Lamborghini e ngacmonte një të pastrehë.

Si rezultat i këtij incidenti, ai përballet me akuza për ngasje të pakujdesshme dhe garë ilegale me shpejtësi, dhe do të paraqitet në gjykatë në muajin nëntor. /Telegrafi/