LAJMI I FUNDIT:

Belotti i destinuar të bashkohet me Milanin, transferimi pritet të ndodh në janar

Belotti i destinuar të bashkohet me Milanin, transferimi pritet të ndodh në janar

Andrea Belotti thuhet se nuk do të vazhdojë me Torinon pasi ai është duke kërkuar një lëvizje te Milani me Rossonerët të cilët madje mund të nënshkruajnë me të në afatin kalimtar të janarit janar.

‘Il Gallo’ sheh që marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit dhe presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka konfirmuar se sulmuesi nuk është i gatshëm të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Granata.


“Ai nuk ka nënshkruar dhe ndoshta nuk dëshiron të nënshkruajë.  Unë bëra një ofertë që shkoi përtej aftësive të mia, por nuk mund ta detyroj atë të bëjë asgjë. Nuk mendoj se ai dëshiron të nënshkruajë”, ka thënë Cairo për Festival dello Sport në Trento.

Sipas gazetës Tuttosport, sulmuesi italian po mendon fuqishëm të transferohet në Milano me Rossonerët të cilët mund të kenë nevojë të zëvendësojnë Zlatan Ibrahimovicin në sezonin 2022-23 pasi kontrata e suedezit përfundon në verë.

Gazeta me bazë në Torino citon shumë agjentë të futbollit të cilët janë të bindur se Belotti do të bashkohet me Milanin si lojtar i lirë gjatë verës.

Sidoqoftë, nëse sulmuesi nuk do të zgjasë qëndrimin e tij në klub, Torino mund ta shesë atë në afatin kalimtar dimëror.

Sipas raportit, Torino nuk mund të presë të arkëtojë më shumë se 5 milionë euro ose të zgjasë marrëveshjen e huazimit të Tommaso Pobega, duke shtuar një mundësi blerje.

Bisedimet mes dy klubeve nuk kanë filluar ende, por sipas Tuttosport, Belotti është i destinuar të bashkohet me Milanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori