LAJMI I FUNDIT:

Southgate me lëvdata për Tammy Abraham: Serie A e ka përmirësuar shumë

Southgate me lëvdata për Tammy Abraham: Serie A e ka përmirësuar shumë

Tammy Abraham është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Romën.

Sulmuesi anglez vendosi të largohet nga Chelsea pasi hapësirat ishin të vogla për të dhe po shkëlqen në Serie A.


Forma e jashtëzakonshme që po kalon me Giallorosët, ka bërë që trajneri Gareth Southgate ta grumbullojë atë për ndeshjet e muajit tetor.

E për rikthimin e tij në Kombëtaren angleze, ka folur edhe trajneri Southgate, duke thënë se Serie A po i ndihmon sulmuesit anglez.

“Tammy është duke zhvilluar ndeshje shumë të mira me fanellën e Romës. Ndonjëherë, një lojtar konsiderohet i ri nga stafi, ekipi, por edhe nga tifozët. Mirëpo, ai vetëm është përmirësuar dhe jemi të lumtur me atë çfarë ka dhënë në fushë”, tha Southgate.

Tekniku anglez ka deklaruar se në Serie A duhet të punosh fortë për të gjetur vend në formacion.

“Luan në një ekip që lufton për të qenë në krye, kështu që çdo ndeshje e ka të rëndësishme. Në Itali duhet të punosh fort për të gjetur hapësira. Fakti që luan në Serie A është një mundësi mjaft e mirë për të”, u shpreh trajneri anglez.

Abraham iu bashkua Romës për 40 milionë euro këtë verë nga Chelsea.

24-vjeçari ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Giallorosëve, duke shënuar katër gola e duke kontribuar me tre asistime. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori