Tyson Fury ka rrëfyer se kishte pirë birrë 24 orë para meçit të parë ndaj Deontay Wilder
Tyson Fury ka rrëfyer se e kishte marrë me shumë relaks meçin e parë kundër Deontay Wilder në vitin 2018.
Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në divizionin WBC ka treguar se 24 orë para duelit ishte ulur në një hotel dhe i kishte shijuar birrën.
Meçi i parë ndërmjet dy boksierëve kishte përfunduar baras, para se britaniku t’ia merrte titullin amerikanit në përballjen e dytë (shkurt 2020), teksa këtë fundjavë në T-Mobile Arena në Las Vegas kompletohet trilogjia mes tyre.
Fury – i cili para rikthimit sensacional në boks kishte pasur probleme mentale dhe me vartësinë nga droga dhe alkooli – ka thënë se derisa po përgatitej për meçin e parë ndaj Wilder para tre vitesh, e kishte shijuar birrën.
“Do t’ju tregoj diçka që ndoshta nuk e keni ditur. Kur duhej të përballesha me Deontay Wilder në Los Angeles në vitin 2018, ishte një natë para meçit. E kisha këtë dëshirë që të shkoja poshtë dhe ta shijoja një birrë”.
“Prandaj, thash, e dini – po luftoja për titullin e botës në kategorinë e peshave të rënda, trupi im më thotë se dua një birrë, do ta pi”.
“Kështu që e thirra shokun tim që organizon gjëra të këtilla, Tim dhe i thashë: ‘Tim pritëm poshtë për pesë minuta në bar’, ai tha: ‘Çfarë?’. Unë i thash: ‘Pritmë poshtë për pesë minuta!’”.
“Shkova poshtë dhe i mora dy birra, një për mua një për shokun Tim dhe ai më thoshte: ‘Çfarë po bën? Po lufton për titullin e botës në peshat e rënda… nesërmbrëma!’”.
“Unë i thash: ‘Dëgjo, të mëdhenjtë nga e kaluara kanë pirë uiski dhe janë dehur para dueleve kampionale’, prandaj thashë me vete se duhet ta pija një birrë”.
‘Kështu që e shijova birrën, u ndjeva mirë, shkova në krevat, fjeta herët dhe u ndjeva për mrekulli në ditën pasuese duke zhvilluar një meç të mirë”, ka rrëfyer Fury. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U raportua për krisje të raporteve – Deschamps flet për të ardhmen e Mbappes tek Franca
Nuk ka luajtur asnjë minutë – Barcelona po planifikon ta rinovojë kontratën e Szczesnyt
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitore” – rumunët flasin për vendimin e UEFA-s në lidhje me ndeshjen Kosovë-Rumani
Ruben Amorim merr vendimin e parë - bllokon largimin e yllit të Man United nga skuadra
"Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitore" - rumunët flasin për vendimin e UEFA-s në lidhje me ndeshjen Kosovë-Rumani
Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, Kosova është Kosovë
Merr fund aventura e Neymarit tek Al Hilal? – braziliani ka arritur marrëveshje me klubin e ri
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën