LAJMI I FUNDIT:

Hysaj i bindur: Luajmë për gjashtë pikë në dy ndeshjet

Hysaj i bindur: Luajmë për gjashtë pikë në dy ndeshjet

Elseid Hysaj është i bindur se Kombëtarja e Shqipërisë mund t’i fitojë gjashtë pikë nga dy ndeshjet e muajit tetor.

Mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë ka folur fillimisht për përballjen që kuqezinjtë e zhvillojnë me Hungarinë në udhëtgim.


Anëtari i skuadrës italiane Lazio ka thënë se ekipi kombëtar është i gatshëm për këtë përballje.

“Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kemi luajtur shumë mirë. Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati për këtë ndeshje”.

“Me Poloninë kemi gabuar ne, e kemi thënë edhe kur mbaroi ndeshja, në disa raste. Por kemi studiuar Hungarinë sepse është një ndeshje e rëndësishme. Po nuk fituam këtë, me Poloninë është pak më ndryshe. Ne duhet të shkojmë tani në Hungari, ta fitojmë ndeshjen atje dhe pastaj të mendojmë mirë për Poloninë se si duhet të përballemi”, tha Hysaj.

Tutje reprezentuesi shqiptarë ka thënë se luajnë për gjashtë pikë në këto dy takime tejet të rëndësishme.

“Gjashtë pikë, ne shkojmë për gjashtë pikë. Me të gjithë këta lojtarë që kemi në grup, shkojmë motivisht shumë lart për t’i fituar të dyja sepse i kemi mundësitë. Duhet të besojmë te vetja jonë”.

“Shpresoj që të japim maksimumin, mos të bëj gabime dhe shpresoj ndonjë gol për Cikalleshin apo sulmuesin që do të bëjë golin”.

“Unë besoj se nuk do të jetë presion, por shpresoj që çunat ta marrin sa më “ vështirë” këtë ndeshje sepse me të vërtetë është një ndeshje e rëndësishme për ne, që të shkojmë të përqendruar për të dhënë maksimumin dhe për të dalë më tre pikët”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori