LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi rrëqethës nga SHBA-të, afro 140 mijë fëmijë kanë mbetur pa prindër apo kujdestarët për shkak të COVID-19

Hulumtimi rrëqethës nga SHBA-të, afro 140 mijë fëmijë kanë mbetur pa prindër apo kujdestarët për shkak të COVID-19

Dhjetëra mijëra fëmijë në SHBA kanë mbetur pa prindër apo kujdestarë për shkak të COVID-19, thuhet në një hulumtim të realizuar së fundmi, duke theksuar se kjo po ndodh si pasojë e pandemisë e coronavirusit për të cilën do të ndjehet më shumë gjatë viteve të ardhshme.

Hulumtimi i publikuar nga revista mjekësore Pediatrics, është bazuar në një spektër të gjerë të dhënash lidhur me lindjen, vdekjen…, ku është vlerësuar që 129.630 fëmijë kanë humbur njërin nga prindërit për shkak të coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Siq raporton NBC News, 22.007 tjerë kanë humbur njeriun që është kujdesur për ta siç është gjyshja apo gjyshi, me të cilët jetonin në të njëjtën shtëpi.

“Kur humbni prindin apo dikë tjetër të familjes, keni nevojë për ndihmë derisa të mbushni 18 apo 24 vjet. Shfaqen problemet që do të zgjasin me vite”, ka thënë Suzan Hillis nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Me të pajtohet edhe pediatri Richard Besser, i cili theksoi se fëmijët që humbin prindërit rrezikohen nga problemet tjera serioze siç janë ato me ndërrimin e shkollës. Rreth një e katërta e fëmijëve amerikanë jetojnë me njërin prind, thuhet ndër tjera në të dhënat e publikuara.

Në studim janë përfshirë të dhënat nga prilli i vitit të kaluar deri në fund të qershorit të këtij viti, pikërisht kur varianti i ri i coronavirusit Delta filloi të shkakton probleme të mëdha nëpër botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori