LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë bisedimet për koalicionin qeverisës në Gjermani

Fillojnë bisedimet për koalicionin qeverisës në Gjermani

Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) kanë rënë dakord të fillojnë bisedimet me Partinë Social Demokratike (SPD) për formimin e një koalicioni të ri qeverisës në Gjermani pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Bisedimet do ta sjellin Gjermaninë një hap më pranë koalicionit “semafor”, i cili u emërua pas ngjyrave të këtyre tri partive.

Nuk kishte asnjë fitues bindës në zgjedhjet e mbajtura më 26 shtator, por SPD akoma mori më shumë vota sesa konservatorët e kancelares në largim Angela Merkel dhe zuri vendin e parë.


“Të Gjelbrit kanë sugjeruar që diskutimi i parë mbi opsionet të bëhet me SPD. Ne e kemi pranuar propozimin,” u tha gazetarëve kreu i FDP, Christian Linder, duke shtuar se ai kishte kontaktuar me kandidatin e SPD për kancelar, Olaf Scholz.

Të Gjelbrit dhe FDP gjithashtu lanë të hapur mundësinë e negociatave me Konservatorët, por thanë se tani për tani nuk do të ketë bisedime paralele.

Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, ku presidenti ose monarku fton drejtuesit e partive individuale në përpjekje për të formuar një qeveri, në Gjermani i takon vetë partive të vendosin.

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori