LAJMI I FUNDIT:

Kurti do të takohet me Vuçiqin në Slloveni, të pranishëm do të jenë edhe Merkel dhe Macron

Kurti do të takohet me Vuçiqin në Slloveni, të pranishëm do të jenë edhe Merkel dhe Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për media para fillimit të Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, ka dhënë një deklaratë për media, ku ka folur për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kurti u ka thënë gazetarëve se në margjinat e Samitit të sotëm  në Brdo, do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kurse në takim do të jenë të pranishëm edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.


Takimi i sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq vjen pas tensionimit të fundit të situatës në veri të Kosovës.

“Besoj se Macron dhe Merkel, mua dhe Albin Kurtin do të na porosisin diçka”, ka deklaruar presidenti serb të martën, kur ka folur për takimin e sotëm.

Kurti në samitin në Slloveni: BE-ja u tregua e padrejtë ndaj Kosovës lidhur me vizat
Lexo po ashtu Kurti në samitin në Slloveni: BE-ja u tregua e padrejtë ndaj Kosovës lidhur me vizat

Kurti ka thënë se janë 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe shpreson që së shpejti ato do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do ti bashkohen vendeve që na kanë njohur. Unë avokoj për mungesën e frikës nga BE-ja dhe hidhërim.

Ai foli edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku tha se duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori