LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Merkel dhe Macron do të na porosisin diçka mua dhe Kurtin

Vuçiq: Merkel dhe Macron do të na porosisin diçka mua dhe Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se në margjinat e Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, do të ketë takime me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

“Besoj se Macron dhe Merkel, mua dhe Albin Kurtin do të na porosisin diçka”, tha presidenti serb, për mediat serbe.

Presidenti serb, pas Samiti të Partive Popullore Evropiane (PPE) për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt sot në Slloveni, tha se për asgjë nuk është pajtuar me dy përfaqësuesit shqiptarë në këtë samit, Lumir Abdixhikun e LDK dhe Lulzim Bashën e PD-së.

Vuçiq tha se forca e Partive Popullore Evropiane qëndron në Evropën Qendrore dhe Juglindore, pas zgjedhjeve të fundit në Gjermani, ku fituan socialdemokratët.

“Ne aktualisht, së bashku me partinë rumune të Presidentit Johannes, jemi partia popullore më lindore në pushtet. Pavarësisht vendit të dytë në zgjedhjet gjermane, Partia Popullore mbetet më e madhja në Evropë”, tha Vuçiq, shkruan B92, përcjell Telegrafi.

Presidenti Vuçiq, që është kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS), thotë se Serbia nuk ishte dakord për asgjë me dy përfaqësuesit shqiptarë [Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Lulzim Bashën e PD-së] në Samitin e PPE.

Presidenti serb vuri në dukje se nuk ishte i lumtur për atë që dëgjoi nga përfaqësuesit e BeH.

“Ne nuk u pajtuam për asgjë me të dy përfaqësuesit shqiptarë”, tha si duke shtuar se nuk ishte i kënaqur me atë që kishte dëgjuar nga përfaqësuesit boshnjakë. “Dallimet midis tre popujve [në BeH] kurrë nuk kanë qenë më të theksuara”.

Vuçiq njoftoi se nesër do të kërkojë nga kryeministri grek Mitsotakis konfirmimin se Greqia nuk do ta njohë Kosovën.

“Disa zyrtarë evropianë po shkojnë në Uashington për t’i kërkuar Shteteve të Bashkuara që të bëjnë presion mbi pesë vendet e BE-së për të njohur pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori