LAJMI I FUNDIT:

Carragher shfaq problemet që Ronaldo i ka shkaktuar Manchester Unitedit

Carragher shfaq problemet që Ronaldo i ka shkaktuar Manchester Unitedit

Ikona e Liverpoolit, Jamie Carragher mendon se kthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United ka shtuar vetëm prova të mëtejshme se Djajtë e Kuq janë një ekip individësh dhe jo një njësi kohezive.

Rikthimi i portugezit pas 12 vitesh larg nga Old Trafford ndezi një bujë të tillë që mezi është parë ndonjëherë për ndonjë transferim.


Ai ka filluar pikërisht ashtu si e ka lënë – duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, duke përfshirë një shënim debutues kundër Newcastle United.

Renditen futbollistët më të ndjekur në Facebook, me tifozët e Cristiano Ronaldos më të goditurit nga ndërprerja e rrjetit social
Lexo po ashtu Renditen futbollistët më të ndjekur në Facebook, me tifozët e Cristiano Ronaldos më të goditurit nga ndërprerja e rrjetit social

Forma e 36-vjeçarit nuk ka qenë e mjaftueshme për të transformuar pasurinë e United si një klub i ri, lojtarët e Ole Gunnar Solskjaer fituan vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit – një seri që përfshin një eliminim të Carabao Cup dhe humbjen e Ligës së Kampionëve ndaj Young Boys.

Fituesi pesë herë i Topit të Artë u la jashtë formacionit startues në takimin ndaj Evertonit të shtunën pasdite, një vendim që dëshmoi se ishte i gabuar, pasi ndeshja u mbyll 1-1.

Solskjaer ia solli siç duket shkarkimin vetës me mos inkuadrimin e Ronaldos nga fillimi ndaj Evertonit
Lexo po ashtu Solskjaer ia solli siç duket shkarkimin vetës me mos inkuadrimin e Ronaldos nga fillimi ndaj Evertonit

Carragher ka shpjeguar pse ai mendon se United do të luftojë për të mbajtur në distancë nga rivalët e tyre për titull, duke përmendur ardhjen e Ronaldos si një faktor.

Ai ka deklaruar për The Telegraph: “Ata mbeten një ekip individësh dhe jo si një tërësi. Cristiano Ronaldo e ka shtuar atë (ekip individual) në vend që ta rregullojë atë”.

Pesë yje të Manchester United janë 'të pakënaqur' me Ole Gunnar Solskjaer – dalin prapaskenat nga Old Trafford
Lexo po ashtu Pesë yje të Manchester United janë 'të pakënaqur' me Ole Gunnar Solskjaer – dalin prapaskenat nga Old Trafford

“Kjo është arsyeja pse, pavarësisht një skuadre të shkëlqyer, ata nuk janë ende në nivelin e tre të tjerëve (Manchester City, Liverpool, Chelsea)”.

“Humbja e pesë pikëve në dy ndeshjet e fundit në shtëpi theksoi mospërputhjen e vazhdueshme”, ka shtuar më tej Carragher.

Duke marrë vetëm një pikë nga dy ndeshjet e tyre të fundit në ligë – presioni ka filluar të rritet mbi Solskjaer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori