LAJMI I FUNDIT:

Pesë yje të Manchester United janë ‘të pakënaqur’ me Ole Gunnar Solskjaer – dalin prapaskenat nga Old Trafford

Pesë yje të Manchester United janë ‘të pakënaqur’ me Ole Gunnar Solskjaer – dalin prapaskenat nga Old Trafford

Ole Gunnar Solskjaer tani ka pesë lojtarë kundër tij te Manchester United pas barazimit 1-1 me Evertonin në Old Trafford, sipas raportimeve.

Anthony Martial kaloi Unitedin në epërsi para pjesës së parë, por barazimi vendimtar i Andros Townsend në pjesën e dytë nxori një pikë për Evertonin të shtunën.


Djajtë e Kuq kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me Solskjaer që i është nënshtruar kritikave të ashpra për qëndrueshmërinë dhe rezultatet e klubit.

Khabib Nurmagomedov dha një përgjigje befasuese kur Sir Alex Ferguson i ofroi një pije pas barazimit të Unitedit nga Evertoni
Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov dha një përgjigje befasuese kur Sir Alex Ferguson i ofroi një pije pas barazimit të Unitedit nga Evertoni

Norvegjezi, i cili nënshkroi një marrëveshje të re me Unitedin në korrik, ka mbështetjen e nënkryetarit ekzekutiv të klubit, Ed Woodward për të udhëhequr skuadrën në vazhdim.

Sidoqoftë, trajneri i United tani ka pesë lojtarë ‘të pakënaqur’ në skuadrën e tij për t’u përgjigjur pas barazimit zhgënjyes të tyre me Evertonin.

Credit: PA

Sipas The Daily Telegraph, Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba janë ndër pesë yjet e United që nuk janë të kënaqur me Solskjaer.

Të dy yjet e lartpërmendur të United u panë duke kritikuar strategun në distancë, pas barazimit ndaj Toffes.

Rio Ferdinand shpjegon atë që Cristiano Ronaldo do t’u thoshte shokëve të skuadrës te Manchester United
Lexo po ashtu Rio Ferdinand shpjegon atë që Cristiano Ronaldo do t’u thoshte shokëve të skuadrës te Manchester United

Gazeta shtoi se David de Gea ishte i zemëruar po ashtu pas sfidës dhe shfaqi zhgënjimin e tij me shokët e tij të skuadrës.

Jadon Sancho, i cili ka luftuar për të bërë një ndikim në United, e ka gjetur veten duke luajtur jashtë pozicionit në krahun e majtë nën Solskjaer në vend të rolit të tij të preferuar të krahut të djathtë.

Credit: PA

Donny van de Beek ka dhuruar paraqitje zhgënjyese deri më tani dhe shprehu zhgënjimin e tij në rritje gjatë fitores 2-1 të United kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve.

Gjërat nuk duken mirë për Solskjaer dhe mund të shkarkohet nëse skuadra nuk merr rezultate pozitive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori