LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski ndryshon qëndrim rreth të ardhmes te Bayerni

Lewandowski ndryshon qëndrim rreth të ardhmes te Bayerni

Robert Lewandowski duket se ka ndryshuar mendje rreth të ardhmes së tij te Bayern Munichu.

Pasi këtë verë u lidh me një largim nga Bavarezët, sulmuesi polak tani dëshiron të jetë pjesë e tyre edhe për disa vite.

Edhe pse po shkon drejt përfundimit të karrierës, Lewandowski dëshiron që të qëndrojë edhe për së paku dy vite te kampioni i Bundesligës.


Sipas asaj që raporton Fichajes, sulmuesi ka pranuar që të rinovojë kontratën me Bayernin dhe finalizimi mund të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

Ai duket se do të nënshkruajë kontratë edhe për dy vite të tjera, duke qëndruar kështu për mbi dhjetë vite në Allianz Arena.

Për Lewandowskin thuhet se ishin të interesuara, Chelsea, Arsenal, Manchester City, United, PSG, Real Madrid dhe Juventus. /Telegrafi/