Eksperti i sigurisë: Të dhënat e përdoruesve të Facebook u shitën në një forum hakerësh

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.
Eksperti i sigurisë kibernetike, Miklos Zoltan ka dhënë detaje të reja rreth rënies nga funksioni të rrjeteve sociale në pronësi të Facebook-ut.
Ai ka thënë se aktualisht informacioni privat dhe personal i mbi 1.5 miliard përdoruesve të Facebook po shitet në një forum të njohur të lidhur me hakimin, duke u mundësuar potencialisht kriminelëve kibernetikë dhe reklamuesve të paskrupullt që të synojnë përdoruesit e internetit në nivel global.
Sipas tij, kjo përbën deponimin më të madh dhe më domethënës të të dhënave në Facebook deri më sot.
”Me sa duket nuk ka lidhje me një deponi të mëparshme të të dhënave në Facebook të vitit 2021, ku u prekën 500 milionë përdorues. Në fund të shtatorit 2021, një përdorues i një forumi të njohur hakerësh postoi një njoftim duke pretenduar se posedon të dhënat personale të më shumë se 1.5 miliard përdoruesve të Facebook. Të dhënat aktualisht janë në shitje në platformën përkatëse të forumit, me blerësit potencialë që kanë mundësinë të blejnë të gjitha të dhënat menjëherë ose në sasi më të vogla. Një blerës i ardhshëm pretendon se ka marrë 5.000 dollarë për të dhënat e 1 milion llogarive të përdoruesve të Facebook”, ka thënë ai.
Zoltan thotë se sipas posterit të forumit, të dhënat e dhëna përmbajnë informacionet e mëposhtme personale të përdoruesve të Facebook: emri, e-mail, vendndodhja, gjinia, numri i telefonit, ID e përdoruesit.
”Mostrat e paraqitura në forum tregojnë se të dhënat me të vërtetë duket se janë autentike. Kontrolli i kryqëzuar i tyre me rrjedhjet e njohura të bazës së të dhënave në Facebook nuk rezultoi në asnjë ndeshje, duke nënkuptuar që në shikim të parë, të dhënat e dhëna të mostrës janë unike dhe jo një kopje ose ri-shitje e një shkeljeje ose skrapimi të të dhënave të njohura më parë. Shitësi pretendon të përfaqësojë një grup të uebit në veprim për të paktën katër vjet, duke pretenduar se ata kanë pasur mbi 18.000 klientë gjatë kësaj kohe”, ka thënë Milos i cili ka përvojë të gjatë në sigurinë kibernetike dhe privatësinë e të dhënave pasi ka punuar me ekipet ndërkombëtare për më shumë se 10 vjet në projekte që përfshijnë testimin e depërtimit, sigurinë e rrjetit dhe kriptografinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike
Ekranet më të shpejtë të ndjeshëm në prekje
iPhone 16e nuk ka Mag Safe, Apple shpjegon pse
Xperia Flex, telefoni i parë i palueshëm nga Sony shfaqet si koncept (Video)
Netflix ka filluar bllokimin e ndarjes së llogarive në 103 vende të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës