LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Astrit Selmani nuk kishte pasaportë – Bajram Shala e Bernard Challandes tregojnë prapaskenat

Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Astrit Selmani nuk kishte pasaportë – Bajram Shala e Bernard Challandes tregojnë prapaskenat

Telegrafi kishte raportuar ekskluzivisht për mos aktivizimin e Astrit Selmanit në ndeshjet e muajit shtator për Kosovën.

Redaksia jonë kishte kuptuar se sulmuesi nga Kosova nuk kishte pasaportë dhe nuk kishte të drejtë të luaj.


Tani ky lajm i Telegrafit është konfirmuar edhe nga menaxheri i Kosovës, Bajram Shala dhe trajneri Bernard Challandes.

Shala fillimisht ka thënë se Kosova nuk ka rrezikuar asgjë me mosaktivizmin e Selmanit në fushë.

Ekskluzive: Nuk u paraqit në tri ndeshje me Kosovën, kjo është arsyeja pse Astrit Selmani nuk ka debutuar me Dardanët
Lexo po ashtu Ekskluzive: Nuk u paraqit në tri ndeshje me Kosovën, kjo është arsyeja pse Astrit Selmani nuk ka debutuar me Dardanët

“Kosova nuk ka rrezikuar asgjë dhe për këtë arsye Astrit Selmani nuk ka luajtur sepse ka qenë në bankën e rezervistëve”.

“Selmani tani e ka marrë pasaportën dhe është gati për ndeshjet e këtij muaji. Nëse një lojtar që nuk e ka pasaportën dhe nuk luan nuk ka asnjë rrezik apo penalizim”, tha Shala.

Tutje trajneri Bernard Challandes ka folur se pse Selmani ka dalë në nxehje kur nuk ka pasur të drejtë loje.

“Astriti ishte me ekipin dhe ishte shumë i lumtur që ka stërvitur me ekipin. Nuk ka qenë e lehtë për të kur e ka kuptuar se nuk do të luajë, por ai ka dashur të jetë me pjesën tjetër të ekipit dhe të stërvitet. Natyrisht, ka qenë i dëshpëruar por ka qenë e pamundur të luajë”.

“Unë jam kritikuar se nuk e kam futur, por situata ishte e tillë. Me rëndësi, është që Selmani të jetë pjesë e integruar e ekipit. Deri në momentin e fundit kemi pritur që të pajiset me pasaportë, por nuk ndodhi. Kështu që, tani është gati”, /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori