LAJMI I FUNDIT:

Challandes publikon listën e Kosovës për ndeshjet e tetorit, nuk mungojnë befasitë

Challandes publikon listën e Kosovës për ndeshjet e tetorit, nuk mungojnë befasitë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katari 2022” që zhvillohen në muajin tetor.

‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë dy ndeshje gjatë këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”.


Ndeshja e parë do të jetë ajo si mysafirë të Suedisë në Solna, më 9 tetor, derisa ndeshjen e dytë do të zhvillohet ndaj Gjeorgjisë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

FIFA publikon renditjen e re – Kosova me ngritje rekord, ngjitet edhe Shqipëria
Lexo po ashtu FIFA publikon renditjen e re – Kosova me ngritje rekord, ngjitet edhe Shqipëria

Për këto dy ndeshjet të tetorit, përzgjedhësi Challandes ka publikuar listën me 24 futbollistë të ftuar, ku nuk mungojnë befasitë.

Pjesë e listës si befasi është edhe futbollisti i Vitesses, Toni Domgjoni, por i cili ende është në pritje për të marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në fanellën e Kosovës.

Në listë nuk mungojë as emrat e yjeve të ekipit si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Lista e futbollistëve të ftuar

Ndryshe, Dardanët fillojnë grumbullimin në hotel “Emerald” pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, derisa stërvitjen e parë e zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.

Paraprakisht përzgjedhësi Challandes, të hënën, në orën 11:00, do të mbajë konferencë për media në “Emerald”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori