LAJMI I FUNDIT:

Max Allegri shpjegon sesi Juventusi neutralizoi Chelsean për ta mposhtur pastaj

Max Allegri shpjegon sesi Juventusi neutralizoi Chelsean për ta mposhtur pastaj

Max Allegri i krahasoi djemtë e Juventusit me ‘marinarët në det të stuhishëm’ dhe shpjegon vendimet e tij taktike për të neutralizuar Chelsean, duke e mposhtur  1-0 në Ligën e Kampionëve.

Ishte Federico Chiesa ai që shënoi golin e fitores 11 sekonda pas fillimit të pjesës së parë.


“Zakonisht, kur marinarët janë në dete të stuhishme, ata gjithmonë mund të gjejnë një rrugëdalje. Kjo është ajo që bëmë sonte me një lojë të mrekullueshme kundër kampionëve të Evropës”.

“Ne mund të luajmë më mirë se kjo ndeshje në aspektin teknik, por sinqerisht nuk kemi lejuar shumë shanse të vërteta dhe kemi humbur disa kundërsulme të rrezikshme gjithashtu”.

“Pas dy ndeshjeve, gjashtë pikë dhe zero gola të pësuar, ky është një hap i mirë drejt kualifikimit në raundin e 16 –të më të mirëve”, ka thënë Allegri.

Bianconerët hynë në këtë përballje me vetëm një sulmues në dispozicion, Moise Kean, megjithatë trajneri zgjodhi ta ulte në bankë, duke startuar me Federico Bernardeschin si një ‘9 fals’, ku pas tij vinin Juan Cuadrado dhe Chiesa.

“Mendova se mund të kishim një avantazh duke luajtur me tre përpara, pastaj e zhvendosa Chiesa në qendër-sulmues me Bernardeschi prapa tij dhe shkoi më mirë”.

“Juventus duhet të dijë të fitojë ndeshje si kjo, kur duhet të vuash dhe të luftosh për rezultatin. Kështu bënë djemtë këtë mbrëmje”.

“Me gjithë respektin për kampionët e Evropës, Ëojciech Szczesny nuk kishte asnjë pritje të vërtetë për të bërë”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori