LAJMI I FUNDIT:

Drenica dhe Malisheva duan tri pikët nga super përballja, formacionet zyrtare

Drenica dhe Malisheva duan tri pikët nga super përballja, formacionet zyrtare

Drenica dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë janë nikoqir të klubit malishevas në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Tahir Lushtakut ka pësuar një humbje dhe një barazim pas tri fitoreve radhazi dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitoreve.


Në anën tjetër, mysafirët kanë dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit dhe duan të vazhdojnë serinë pozitive të rezultateve.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Haxhijaj; Lushtaku, Jashari, Qaqi, Avdulli; Gashi, Thaqi; Denisson, Hamiti, Uka; Zaberxha;

Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani; Vitija, Bruqi; Pefqeli, H.Hyseni, Binishi; Stullqaku;

/Telegrafi/