Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një emision televiziv ka thënë se në kohën kur ai ishte kryeministër, askush s’ka mundur t’i bllokojë rrugët.
“Reciprociteti për targa pjesë e marrëveshjeve të hershme. Prezenca jonë atje, pas implementimit, është gjysmake, besa edhe e turpshme, sepse po ofendohen policët tonë. Kosova është në të drejtën e vet”, tha Haradinaj, për T7.
Duke sqaruar për dështimin e takimit me Kurtin Haradinaj tha se “ftesa për takim ka ardhur për ora 10:00, por unë kam pasur takim të paracaktuar me mjekë shqiptaro-amerikanë. I kam tregu Kryeministrit, që ose të bëjmë më herët takimin ose pasi të kthehem nga takimi dhe zyrat tona janë dakorduar për takim në ora 9:00. Kam shkuar në kohën e caktuar. Protokolli i Kryeministrit më kanë pritur, janë sjellur mirë. Në vend të takimit më kanë lutur për kafe në korridor, por e kam refuzuar e në ora 9:01 jam larguar”.
Haradinaj akuzoi Kurtin për jo seriozitet.
“Unë nuk dua të jem pjesë e teatrit që po ndodh. Kurti nuk ka treguar seriozitet. Për atë po ndodh që policia po ec në këmbë mes kamionëve të bllokadës dhe po ofendohet. Policia janë bërë si të ishin robër lufte. Planin operativ më të mirë do e bënte policia, të njëjtit që më herët i zhbllokonin të njëjtat rrugë”.
Ai ka thënë se aksioni në veri është bërë pa koordinim me aleatët tonë të besueshëm të sigurisë.
“Në kohën time, shikoni videot se si janë trajtuar ata që kanë bllokuar rrugët. Dhe si është trajtuar një rus, me makinë me targa të UNMIK-ut që prente lisa e tentonte të bllokojë rrugën. Hyrja e KFOR-it në ndërmjetësim të çlirojë policët tonë, është shenjë e keqe, është kthim i elementeve të rezolutës 1244”, ka thënë më tutje Haradinaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës