Shakhtar Donetsku dhe Interi kanë luajtur pa gola (0-0) në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stadion NSK Olimpiyskiy të Kievit.
Manor Solomon ishte i pari që rrezikoi për vendasit, ndërsa Nicolo Barella e provoi fatin nga largësia duke goditur shtyllën.
Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko u treguan të rrezikshëm, mirëpo skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Dodo ndërtoi një shans të mirë shënimi, por goditja e tij u bllokua nga lojtarët mysafirë. Ndërkohë, nikoqirët vazhduan ta kërkonin golin.
Duarkryq nuk qëndronin as Nerazzurrët, të cilët ishin në kërkim të golit të fitores. Një goditje të mrekullueshme e dhuroi Joaquin Correa, por priti portieri vendas. Një tjetër superpritje, Andriy Pyatov e bëri në goditjen me kokë që pasoi një ekzekutim nga këndi.
Pas këtij barazimi, Shakhtar Donetsku dhe Interi kanë nga një pikë në Grupin D dhe ndodhen në fund në renditje, pasi Real Madridi dhe FC Sheriffi kanë nga tri pikë (pa e zhvilluar përballjen ndërmjet tyre). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251