Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë informuese për qytetarët që dëshirojnë të konkurrojnë për zyrtar policor në Policinë e Kosovës.
Sipas Policisë, qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese është për të inkurajuar sa më shumë qytetarë për të aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë i cili do të shpallet së shpejti nga policia e Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë për KosovaPress se ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i policëve që do të rekrutohen.
Sveçla thotë se po punojnë që të rrisin numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shkak të angazhimeve të shumta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Është çështje javësh, mos të them ditësh që konkursi i ri për rekrutim të pjesëtarëve të ri të Policisë së Kosovës do të bëhet publik. Ne edhe ashtu po punojmë që të rrisim numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, kjo për shkak të angazhimeve të shumta por edhe si prioriteti numër 1 i qeverisë Kurti II, i cili është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, prioritet që kërkon angazhim të shtuar të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe segmenteve tjera të sigurisë… 1:03 Shifrat përfundimtare ende nuk janë caktuar, por bëhet fjalë për një rritje diku midis 2-3 përqind të forcës të Policisë së Kosovës”, thotë ai.
Nga Policia e Kosovës thonë se janë duke bërë përgatitjet për fillimin e procesit të ri të rekrutimit.
“Në përputhje me nevojat e organizatës për zyrtarë policorë, Policia e Kosovës shpall konkurs publik për rekrutimin e zyrtarëve policorë. Në këtë drejtim, Departamenti për Burime Njerëzore është në fazën e përgatitjeve për fillimin e procesit të ri të rekrutimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Një gjë të tillë po e mbështesin edhe njohës të çështjeve të sigurisë, sipas të cilëve për shkak të moshës së vjetër në Policinë e Kosovës, ka nevojë për rekrutimin e gjeneratave të reja.
Kështu eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se nevoja për gjenerata të reja në Policinë e Kosovës vjen pikërisht për shkak të moshës së shtyrë në këtë institucion. Teksa thekson se nuk ka nevojë për shtim të numrit të policëve, porse për rekrutim të vazhdueshëm të pjesëtarëve të ri.
“Numri i policëve është i përcaktuar, edhe i stafit dhe zyrtarëve që bëjnë administrimin civil, nuk ka nevojë për rritje të numrit, ai është përllogaritur edhe për nivelin e komandës qendrore, drejtoritë rajonale dhe stacionet policore, trafikut. Sido që të jetë, ky numër që është duhet të rinovohet me gjenerata të reja. Duhet të jetë një rekrutim i rregullt. Unë thërras që të jetë një rekrutim i rregullt, të mos shkojë kjo faza-faza, por të jetë i vazhdueshëm, në mënyrë që edhe të rinjtë tanë të kenë një orientim e të mos presin për shkak se limiti është deri në moshën 29 vjeçare”, thotë ai.
Edhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e sheh me vend rekrutimin e policëve të ri, pasi thotë se gjeneratat e reja i japin dinamikë punës së policisë.
“Ne e kemi thënë shumë herë se Policia e Kosovës si një institucion e ka një moshë bukur të vjetër dhe unë besoj që ish-kolegët e mi e kanë bërë një vlerësim dhe unë konsideroj që ka nevojë për gjenerata të reja në Policinë e Kosovë. Çdo gjeneratë e re e jep një dinamikë të punës së policisë dhe është shumë e nevojshme”, thotë Qalaj.
Konkursi i fundit për policë në Republikën e Kosovës ka qenë para tri vitesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale