Gjilani i Ismet Munishit ka marrë një fitore të madhe në fundjavë, duke mposhtur në derbi lokal Dritën, me rezultat 2-0.
Kjo fitore e ngjit Gjilanin në vendin e pestë në renditje me nëntë pikë, tri më pak se lideri Ballkani.
Një skuadër e projektuar për titull, tashmë ka filluar të vjelë frytet e punës së Ismet Munishit, një trajner që gjithmonë ka ngritur cilësinë e çdo skuadre që ka drejtuar.
Munishi në një intervistë për Telegrafin, ka folur për të gjitha, duke filluar nga nisja e vështirë, te fitorja në derbi, forma dhe lëndimet e lojtarëve, por edhe gjykimi në gjashtë javët e para.
Fillimisht, ‘Ismet Baba’ foli për pikët e marra dhe fitoren në derbi, duke thënë se Gjilani ka merituar më shumë me atë që ka dhënë në fushë.
“Nuk jam i kënaqur me pikët që kemi, pasi kemi luajtur mirë në shumicën e ndeshjeve, kemi dominuar, por në realizim të golave kemi çaluar. Fitorja në derbi na ka dhënë vetëbesim dhe besoj që do të vazhdojmë fuqishëm luftën tonë për titull deri në fund”, ka thënë fillimisht Munishi.
‘Timonieri’ i njohur është ndalur edhe te gjykimi në gjashtë javët e para, kur dihet se këtë sezon ka filluar të implementohet edhe VAR në futbollin tonë.
“Kemi përmirësime me VAR. Kam rezervat e mia për disa ndeshje, sidomos me Ulpianën. Në përgjithësi në ndeshjet e Gjilanit me Ulpianën, Prishtinën dhe Dukagjinin”, deklaroi ai.
Sipas trajnerit, Gjilani ka mundur të marrë më shumë pikë: “Kemi mundur të jemi më mirë, por të gjitha skuadrat kanë kriza. Besoj që e kemi kaluar. Nuk jam i kënaqur me numrin e pikëve, pasi kemi krijuar shumë, por me rëndësi që as ekipet tjera nuk janë larguar me pikë”.
Ka pasur disa lojtarë të tij që kanë shkëlqyer këtë fillim sezon, por edhe nga ata që kanë luajtur më pak. Munishi flet për formën e tyre, por edhe dëmtimet.
“Realisht me disa lojtarë jam shumë i kënaqur me disa jo. Por është detyrë e imja t’i kthej në formë dhe t’i bëjë gati për ndeshjet e radhës. Unë e shoh kampionatin si maratonë dhe nuk do t’i përshpejtoj gjërat. Sa i përket Elton Cale dhe Agustin Torassa, të dy janë të lënduar”.
“Torrasa ka marr një dëmtim në brinjë në ndeshje me Ulpianën dhe ajo ndërhyrje nuk është sanksionuar. Është duke stërvitur i veçuar dhe nuk është gati për lojë. Sa i përket Cale, nuk është ende 100 për qind dhe nuk do ta rrezikoj. Në ndeshjet që luhet fortë, nuk do të luajë. Ka pasur një paraqitje fantastike me Feronikelin dhe vetëm kur të besoj që ndeshja është për të do të luajë”, deklaroi Munishi për Telegrafin.
Rivalët për titull, sipas tij, janë tre, por asnjëri nga ta nuk ia ka mbushur syrin, që do të jetë më i mirë se Gjilani.
“Rivalët për titull janë tre: Prishtina, Drita dhe Ballkani. Këta të fundit kanë ndryshuar pak në përbërje, janë skuadra të mira të tre rivalët. Por, ta them të drejtën asnjëra nuk më bind për titull. Besoj që ne do të jemi ata, por luftë do të ketë deri në fund”, nënvizoi Munishi.
Tutje Gjilani mund të përforcohet edhe më një emër të njohur të futbollit shqiptar, pasi Donjet Shkodra është në bisedime me drejtuesit e klubit.
“Po. Klubi është në bisedime me Donjetin. Dëshira e tij ekziston që të vijë te Gjilani. Palët janë janë bisedime, ende nuk ka diçka konkrete. Kaq mund të them për këtë gjë”, përfundoi ‘Special One’ i futbollit kosovar.
Gjilani në mesjavë luan në shtëpi ndaj Llapit që nuk kanë marrë asnjë fitore deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit
I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj