Inzaghi: Interi meritonte më shumë se Atalanta, vendimin për penalltinë e mora unë
Simone Inzaghi mendon se Interi meritoi më shumë sesa barazimi dramatik 2-2 me Atalantën dhe shpjegon se kush e mori vendimin që Federico Dimarco të merrte goditjen e penalltisë së minutave të fundit.
Ishte një takim kaotik, me Lautaro Martinez që hapi rezultatin herët, pastaj Ruslan Malinovskyi që barazoi 1-1 dhe asistoi për golin e 1-2 nga Rafael Toloi.
Edin Dzeko barazoi shifrat 2-2, para se Dimarco të gjuante penalltinë mbi traversë dhe një gol i minutave shtesë nga Roberto Piccoli të anulohet.
“Njerëzit pa dyshim u argëtuan, por ndiejmë një shije të hidhur nga ky barazim, pasi mendojmë se mund të kishim më shumë. Ne u ndamë pak pas penalltisë së humbur, por pamë një Inter të shkëlqyer në pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe të dytën gjithashtu kundër një Atalanta shumë të fortë”, ka thënë fillimisht Inzaghi për DAZN.
“Është kënaqësi për një trajner të shohë lojtarët që vijnë nga stoli me atë qëndrim dhe bëjnë diferencën. Pjesa e dytë ishte një nivel shumë i mirë. Bëmë shumë mirë në 25 minutat e parë dhe Atalanta ishte më e fortë për pjesën e mbetur të pjesës së parë”.
“Pendimet kanë të bëjnë me pjesën e dytë, pasi Juan Musso bëri disa pritje të shkëlqyera dhe ne gjithashtu kishim penalltinë, kështu që ndjejë se meritonim diçka më shumë”.
“Vendimi i penalltisë ishte imi. Këtë mëngjes Calhanoglu dhe Lautaro provuan penallti, por ata ishin larguar nga loja. Ne kishim Dimarco dhe Ivan Perisic. Dimarco dukej më i mprehtë. Është për të ardhur keq, pasi ai ishte shumë i mirë këtë sezon dhe meritoi të merrte një gol të fitores para tifozëve të Interit”.
“Unë jam krenar, sepse pamë dy skuadra që dhanë gjithçka për fitoren”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A