LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski: Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër

Lewandowski: Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka deklaruar se nuk ka arsye pse të provoj veten në një ligë tjetër, pasi mori çmimin e ‘Këpucës së Artë’ Evropiane për sezonin 2020/21.

Lewandowski konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij, pasi kishte bërë emër në Borussia Dortmund para se të bashkohej me Bayern në 2014.


Reprezentuesi polak e ka çuar lojën e tij në lartësi edhe më të mëdha në Allianz Arena, me sezonin 2020/21 që rezulton të jetë më i miri i tij në aspektin e kontributit të tij të përgjithshëm në vijën e fundit të fushës.

Lewandowski, merr “Këpucën e Artë” për sezonin 2020/21
Lexo po ashtu Lewandowski, merr “Këpucën e Artë” për sezonin 2020/21

Ai shënoi 41 gola në 29 ndeshje të Bundesligës për Bayernin sezonin e kaluar, pavarësisht se humbi një muaj të tërë veprimi për shkak të lëndimit.

33-vjeçari tejkaloi rekordin e Gerd Muller për më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm në Gjermani, dhe gjithashtu fitoi Këpucën e Artë Evropiane për herë të parë në karrierën e tij, duke përfunduar para ish-yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Pasi mori çmimin të martën, Lewandowski shfrytëzoi rastin për të përsëritur angazhimin e tij ndaj Bayernit pas një vere të spekulimeve intensive për një largim nga Allianz Arena.

Sulmuesi ishte i lidhur fort me një lëvizje në Ligën Premier, me Chelsean dhe Liverpoolin të diskutuar si destinacionet e tij më të mundshme mes sugjerimeve se ai do të përfitonte nga largimi nga zona e tij e rehatisë në Bundesliga.

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Mund të garoj me më të mirët nga ligat e tjera në Ligën e Kampionëve”.

“Unë jam 100 për qind i fokusuar në Bayern Munich, nuk mendoj për asgjë tjetër përveç ekipit tim”, ka thënë Lewandowski pasi ka pranuar çmimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori