LAJMI I FUNDIT:

FIFA dënon Hungarinë për racizëm, Shqipëria përfiton nga ky dënim

FIFA dënon Hungarinë për racizëm, Shqipëria përfiton nga ky dënim

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit merr një lajm të mirë nga FIFA, për ndeshjen e radhës eliminatore të Botërorit, kundër Hungarisë, që do të zhvillohet më 9 tetor. Kjo sfidë e “Puskas Arenas” do të luhet pa tifozë.

“Komiteti Disiplinor i qeverisë së futbollit botëror ka sanksionuar dhe gjobitur Federatën Hungareze të Futbollit për sjelljen raciste të një numri të konsiderueshëm tifozësh gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, “Katar 2022”, kundër Anglisë, e luajtur më 2 shtator.


Pas vlerësimit të të gjitha rrethanave të çështjes, veçanërisht seriozitetit të incidenteve (fyerjet dhe sjelljet raciste, hedhja e objekteve, përdorimi i fishekzjarreve, bllokimi i shkallëve), Komisioni ka vendosur që Hungaria të luajë ndeshjen e radhës si pritëse pa tifozë dhe, në rast të përsëritjes së shkeljes gjatë dy viteve të ardhshme, do të zbatohej dënimi me një tjetër ndeshje pa tifozë.

Komisioni ka vendosur gjithashtu për Hungarinë një gjobë prej 150 000 eurosh. FIFA kundërshton në mënyrë të prerë dhe të qartë të gjitha format e racizmit ose dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi tjetër, dhe nuk do të tolerojë aspak sjellje të tilla të gabuara në futboll,” – lexohet në këtë vendim.

Shqipëria, e cila e mposhti 1-0 Hungarinë në “Elbasan Arena” falë finalizimit të Armando Brojës nuk do të ndjejë presionin e tifozëve hungarezë në “Puskas Arena”.

Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren në këtë transfertë, për të kërkuar me pas me çdo kusht suksesin kundër Polonisë, në shtëpi. 6 pikë në dy ndeshjet e radhës do të ishte përcaktuese për vendin e dytë në Grupin I, ku Anglia duket e se ka prenotuar vendin e parë. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori