LAJMI I FUNDIT:

Zbatimi i masave të Pakos së Ringjalljes, Murati: Do t’i punësojmë rreth 100 punëtorë në Administratë Tatimore

Zbatimi i masave të Pakos së Ringjalljes, Murati: Do t’i punësojmë rreth 100 punëtorë në Administratë Tatimore

Me qëllim të zbatimit të masave të parapara në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19, Administrata Tatimore pritet t’i shtoj kapacitetet duke punësuar rreth 100 punëtorë të rinj.

Kjo është konfirmuar nga ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke shkruar se për sa i përket masës së parë që lidhet me mbështetjen e punësimit kanë pranuar 2,500 aplikime.

“Deri më tani që nga lansimi i masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 kemi pranuar 2,500 aplikime për të tri masat. Për masën 1.1 kemi pasur 400 aplikime, për masën 1.2 janë 800 aplikime dhe për masën 1.3 kemi pasur rreth 1,300 aplikime. Mund të thuhet se suksesi ka qenë relativisht i mirë”, ka thënë Murati, përcjell Telegrafi.


Sipas tij, punësimi i këtyre personave do të bëhet për të zbatuar këto masa.

Ministri Murati jep detaje se si duhet aplikuar për masën 'Mbështetja e Punësimit' në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike
Lexo po ashtu Ministri Murati jep detaje se si duhet aplikuar për masën 'Mbështetja e Punësimit' në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

“Synimi ynë është që të gjithë punëtorët të pajisen me kontrata, nuk e përjashtojmë mundësinë që punëdhënësit t’i pajisin me kontrata tjera. Për t’u siguruar që të zbatohet kjo gjë, ne kemi paraparë shtim të kapaciteteve në Administratën Tatimore, më saktësisht bëhet fjalë me rekrutim të rreth 100 personave shtesë, që do të merren saktësisht vetëm me këtë punë”, ka treguar ai.

Murati paralajmëron se do të ketë ndëshkime pas përfundimit të afatit vullnetar për deklarim.

“Fillimisht do të ofrohet mbështetja për ata punëtorë që dëshirojnë të deklarohen vullnetarisht dhe nga mesi i muajit tetor kur përfundon afati i deklarimit vullnetar do të fillon fushata për ndëshkime për ata që nuk e respektojnë ligjin”, paralajmëron Murati. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori