Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka shpjeguar masën 1 që lidhet më mbështetjen për punësim dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Murati në një konferencë për medie ka treguar se, deri më tani janë pranuar 2,500 aplikime për tri nën masat e kësaj pike.
“Deri më tani që nga lansimi i masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 kemi pranuar 2,500 aplikime për të tri masat. Për masën 1.1 kemi pasur 400 aplikime, për masën 1.2 janë 800 aplikime dhe për masën 1.3 kemi pasur rreth 1,300 aplikime. Mund të thuhet se suksesi ka qenë relativisht i mirë”, ka thënë Murati, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, për masën 1.1 do të ofrohet mbështetje prej 100 euro për tre muaj për ata që janë punësuar nga data 1 korrik, ndërsa për masat 1.2 dhe 1.3 do të përkrahen me nga 50 euro.
“Në kuadër të saj kemi për qëllim zgjerimin e këtyre tri masave, ku fillimisht kanë qenë për punëdhënësin që të nxiten e të punësojnë staf të ri, sipas masës 1.1 ata që kanë humbur vendin e punës dhe që punësohen nga data 1 korrik e tutje do të kenë mbështetje prej vlerë 100 euro për tre muaj radhazi. Kurse për masat tjera, pra për 1.2 dhe 1.3 për të gjithë të punësuarit e ri, mbështetja do të jetë për tre muaj me nga 50 euro”, ka treguar ai.
Murati paralajmëron se do të ketë ndëshkime pas përfundimit të afatit vullnetar për deklarim.
“Fillimisht do të ofrohet mbështetja për ata punëtorë që dëshirojnë të deklarohen vullnetarisht dhe nga mesi i muajit tetor kur përfundon afati i deklarimit vullnetar do të fillon fushata për ndëshkime për ata që nuk e respektojnë ligjin”, paralajmëron Murati.
Ai në këtë konferencë për medie ka sqaruar edhe detajet se si duhet të aplikohet për këto tri nën masa.
“Për masën 1.1 punëdhënësi duhet ta shpall konkurs për pranimin e punëtorëve, për ata që kualifikohen që kanë humbur vendin e punës gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Këtë gjë punëdhënësi mund ta verifikoj në faqen e Administratës Tatimore, duke e shkruar vetëm numrin e letërnjoftimit dhe del mesazhi nëse e ka humbur vendin e punës dhe nëse aplikojnë e kanë një përparësi, ngase shteti ia mbulon gjysmën e pagës deri në 170 euro të punëdhënësi, po ashtu ofron nga 100 euro shtesë. E tëra se çfarë duhet është që punëtori të deklarohet në ATK dhe ta plotësoj formularin për kërkesë për subvencionim në platformën EDI”, ka sqaruar ai, përcjell Telegrafi.
“E ngjashme është edhe për masat 1.2 dhe 1.3. Ajo se çfarë duhet është që punëtori të deklarohet, sipas masave dhe punëmarrësit e kanë mundësinë që të aplikojnë për mbështetje shtesë që do të jetë drejtpërdrejt me nga 50 euro për tre muaj. Hapi i radhës është që të jetë e nënshkruar edhe kontrata, sepse kjo do të verifikohet nga ATK”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'