LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr fitoren e parë në kampionat, triumfon me rikthim në Klinë përballë Dukagjinit

Prishtina merr fitoren e parë në kampionat, triumfon me rikthim në Klinë përballë Dukagjinit
(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Prishtina e ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri të BKT Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar 1-2 në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rikthim.


Ishin klinasit që krijuan shumë në pjesën e parë dhe golin e gjetën në minutën e 35-të.

Ardin Dallku gjuajti me kokë dhe realizoi për ta kaluar Dukagjinin në epërsi 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës vendase 1-0.

Prishtina në pjesën e dytë u tregua shumë më e rrezikshme, teksa në minutën e 60-të shënuan për 1-1.

Leotrim Kryeziu i sapoinkuadruar në lojë asistoi te Mendurim Hoti që realizoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.

E 10 minuta para fundit të ndeshjes, Prishtina fitoi penallti kur Elton Basriu i vendasve luajti me dorë brenda zonës.

I saktë nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi që realizoi për 1-2.

Klinasit deri në fund tentuan të barazonin rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kjo ishte fitorja e parë këtë edicion e Prishtinës, ku tani ngritët në vendin e shtatë në tabelë me pesë pikë.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina e luan në udhëtim te Feronikeli, derisa Dukagjini përballet me Ulpianën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori