LAJMI I FUNDIT:

Pas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat e kabinetit drejt Kryeministrisë  

Pas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat e kabinetit drejt Kryeministrisë  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për ceremoninë e betimit tek Presidenti Ilir Meta.

Ndryshe nga betimi “Rama 2”, kësaj here ministrat nuk kanë ecur në bulevard, por kanë mbërritur në presidencë me makina. Kryeministri Edi Rama hodhi firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë. Më pas 16 ministrat, 12 prej të cilëve gra.


Pas betimit në Presidencë, Edi Rama dhe ministrat ecën drejt kryeministrisë për fotografinë zyrtare dhe më pas iu drejtuan sallës për mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, raporton TCH.